Hidromorava

Surroi: Në vende demokratike Komisioni heton Presidentin, te ne Thaçi e hetoi Komisionin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, ka reaguar për zhvillimet e sotme në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, dhe tensionet ndërmjet dëshmitarit, presidentit Hashim Thaçi, dhe anëtarëve të Komisionit.

Suorroi ka thënë në një shtet demokratik, një president mund të hetohet nga një Komision Parlamentar, por në shtetin e kapur të Kosovës, Presidenti heton Komisionin.

“Në shtetin demokratik presidenti mund të hetohet nga një Komision hetimor parlamentar. Në shtetin e kapur presidenti i vendit heton publikisht në mbledhjen e Komisionit hetimor parlamentar anëtarët e atij Komisioni”, ka shkruar Surroi, raporton Gazeta Express.

FIDANISHTJA

Ai thotë se në vende demokratike është Kuvendi ai që kërkon përgjegjësi nga një president, dhe jo e kundërta.

“Në demokraci Parlamenti merr në pyetje Presidentin. Në Kosovë, Presidenti merr në pyetje Parlamentin”, ka thënë ai .

Presidenti Hashim Thaçi ka refuzuar sot për orë me radhë që të dëshmojë për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq, me pretekstin se Komisioni Hetimor i Kuvendit duhet të sjell një interpretim ligjor nga Zyra Ligjore në Kuvend, se ka të drejtë të angazhojë një ekspert ndërkombëtar./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.