GRANDEMALL

Surroi: Kosovën e presin vite të vështira

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Publicisti Veton Surroi ka thënë se me përpjekjen e për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Kosovës i është bërë një dëm i madh.

Surroi, në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se vitet që na presin nuk janë të lehta dhe Kosovës i nevojitet një përkrahje kritike ndërkombëtare.

“Nëse ne nuk kemi përkrahje nga ndërkombëtare, ballafaqohemi me sfida shumë të mëdha dhe atëherë gjendja jonë do të jetë edhe më e pafuqishme se që kemi sot”, ka thënë Surroi.

FIDANISHTJA

Surroi ka folur edhe për Qeverinë ‘Haradinaj’, duke thënë Kosova ka parë më shumë skandale se kurrë më parë gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së vendit nga Ramush Haradinaj.

“Kjo Qeveri ka krijuar më shumë befasi, çdo ditë, sa që çdo befasi e ka lënë mënjanë befasinë e mëparme”, ka deklaruar ai.

“Përderisa një pjesë e opinionit publik është marrë me numërimin e ministrave e zëvendësministrave, e njëjta qeveri fali në formë jo ligjore, jokushtetuese, borxhin prej 58 milionë euro ambalazhuesve të ujit, dha para për pjesëmarrësit e grupit të Kumanovës… Mori vendime për ngritje të pagave që janë po ashtu në kundërshtim me ligjin, dhe në fund mori një vendim që ka gjasa të jetë më i dëmshmi për vendin, kjo është kontrata për termocentralin Kosova e Re”, tha Surroi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.