Hidromorava

Surroi: Kosova po hyn e papërgatitur në procesin negociator

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se Kosova po futet në këtë proces e papërgatitur dhe duke u fshehur nga opinioni publik, edhe pse ka thënë se nuk e sheh si gabim më vete takimin e Thaçit me Daçiqin.

Gjithashtu, nuk ka garanci se në bisedime, nuk do të flitet për çështje të brendshme, dhe se një gjë e tillë, ka deklaruar se ka ndodhur edhe në bisedimet të ashtuquajtura teknike.

Procesin e negociatave me Serbinë, Surroi ka parashikuar se shteti serb, do të mundohet ta zgjasë sa më shumë të munden, për të përfituar në rrugën e saj drejt BE-së.

Pjesëmarrësi i disa proceseve negociatore, Surroi, ka bërë Qeverinë Thaçi, fajtor për atë që e ka quajtur degradim të jetës politike, ndërsa e ka quajtur qeverisjen e tij edhe regjim.

Mobi Casa

Ai nuk ka arsyetuar as ndërtimin e autostradës, dhe ka thënë se mungesa e transparencës në proceset e tilla, bëjnë që të lindin dyshimet për korrupsion.

Surroi ka folur edhe për protestat e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, që kundërshtojnë bisedimet me Serbinë.

Ai ka hezituar të kërkojë dorëheqjen e presidentes Jahjaga, më shumë duke kërkuar mbajtjen e pozicionit të saj që ishte i destinuar fillimisht, e që ishte tranzitor.

Surroi ka folur edhe për Shërbimin Inteligjent të Kosovës, ndërsa e ka quajtur si strukturë që ka funksionuar për interesa të kryeministrit Hashim Thaçi, dhe që ka pasur forma të kontrollit, edhe në kohën sa PDK-ja ishte në opozitë, raporton Koha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.