UBT

Surroi: Kosova pa platformë për bisedime politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Takimi Thaçi – Daçiq është mirëpritur nga shumica e partive politike në Kosovë, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Takimin që pritet t’i hap rrugë bisedimeve politike në nivel të lartë, e kanë kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Veton Surroi nga Klubi për Politikë të Jashtme, ka theksuar se në prag të futjes në bisedime politike, Kosova nuk e ka një platformë për to, raporton KTV.

Iniciativa e baroneshës Ashton që i bëri bashkë kryeministrat Thaçi e Daçiq në Bruksel, mirëpritet nga partitë politike kosovare.
Takimin që kryeministri Thaçi e vlerësoi si aspak të lehtë, nuk mund të jetë i rrezikshëm për vendin, shprehen zyrtarë qeveritarë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, thotë se dialogu që do të mund të pasojë pas takimit, do të zhvillohet në korniza të Kushtetutës së Kosovës.

Hidromorava

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk duan që në dialog, të preken temat që prekin rregullimin e brendshëm territorial.

Këto dy parti, një ditë para takimit Thaçi-Daçiq i dhanë mbështetje rezolutës që për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, të sponsoruar nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

E vetmja që vazhdon kundërshtimin, është Lëvizja “Vetëvendosje”, zyrtarë të së cilës shprehen se kryeministri Thaçi, mezi e ka pritur një takim të tillë.
Për takimin, flet edhe kryetari i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, ndërsa thotë se pozicioni negociues i Kosovës, është dobësuar në 2 vjetët e fundit, ndërsa përmend mungesën e një platforme për dialogun.

Takimi i parë i këtij niveli, është përshëndetur nga Presidentja Jahjaga, shtetet e Quint-it dhe SHBA-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.