Uji Dea

Surroi: Ka probleme më të mëdha sesa Asociacioni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Publicisti Veton Surroi, ka thënë se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk është problemi më i rëndësishëm i Kosovës.

Ai në “Debat Plus”, u shpreh se Kosova duhet ta zhvillojë një debat të brendshëm për mënyrën se si duhet të duket një Kosovë më funksionale se sa që është sot.

“Jo nuk është (Asociacioni problemi më i madh i Kosovës). Problemi është relacioni që duhet ta vendosim mes nesh dhe bashkësisë ndërkombëtare në një konflikt të papërfunduar. Duke pasur parasysh që nuk ekziston vullnet në Serbi për ta përfundu problemin. Kosova duhet të vlerësojë funksionalitetin e vet, në aspektin parësor, të zhvillojë një debat të brendshëm, se si do duhej të dukej një Kosovë më funksionale se si është sot.

Mobi Casa

Të integrojë mendimin e komuniteteve joshumicë në këtë reformë dhe të flas në mënyrë të hapur për synimet e veta me partnerët ndërkombëtarë. Kosova nuk mundet të mbahet zvarrë me këtë obligim apo atë obligim”, tha ai.

Ai u shpreh se Qeveria e Kosovës ka treguar seriozitet sa i përket sigurisë në veri.

“Ky pushtet ka treguar seriozitet në trajtimin e zbrazësisë të sigurisë në veri, ka treguar seriozitet duke qenë konsekuent, në trajtimin e parimësisë së zgjidhjeve në Kosovë dhe kurdo të ketë një konsensus shoqëror, mes pushtetit dhe opozitës duhet të ulen dhe të shikohet se çfarë duhet të ndryshohet në sistemin kushtetues që të bëhet më efikas. Çfarë u nevojitet qytetarëve të komuniteteve joshumicë që të ndjehen më të sigurtë dhe më mirë”, tha ai. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.