UBT

Surroi: Interes strategjik i Kosovës që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi ka thënë ka thënë se me Serbinë duhet të trajtojmë të kaluarën dhe të ndërtojmë të ardhmen së bashku.

Surroi ka thënë se takimet me Haradinajn dhe Veselin do të vazhdojnë në kuadër të bashkëpunimit që ka Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS) me institucionet.

Publicisti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se taksa e vendosur ndaj mallrave serbe është indikatori më i mirë se si janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se politikanët si zonja Mogherini nuk kanë treguar aftësi të mëdha në procesin e dialogut.

“Me të përfunduar mandatin e saj, zonja Mogherini nuk do të mbahet në mend për ndonjë sukses në dialogun Kosovë-Serbi…Për atë [Mogherinin] shtatë vite janë përvojë pune, për Kosovën janë vite të humbura”, tha Surroi, përcjell Telegrafi.

Hidromorava

Publicisti ka thënë se nëse Bashkimi Evropian ka vullnet të ndihmojë Serbinë, edhe Kosova duhet ta ndihmojë Serbinë.

“Është interes strategjik i Kosovës që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian… Serbia që të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, Serbia duhet të trajtojë rastet për 20 mijë gratë e dhunuara në Kosovë. Serbia duhet të jep listën e komandantëve që kanë vrarë fëmijë”, tha Surroi.

Ai ka thënë se me Serbinë duhet të trajtojmë të kaluarën dhe të ndërtojmë të ardhmen së bashku.

“Kushdo që e udhëheq Serbinë, interesi ynë është që Serbia të jetë fqinjë i mirë. Për të qenë fqinjë i mirë, duhet trajtuar e kaluara me Serbinë”, tha Surroi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.