Fundamenti

Surroi: Ideja për korrigjim të kufijve vjen nga Serbia dhe Rusia

/ 2 minuta lexim

Veton Surroi ka thënë se Serbia gjithmonë ka dashur korrektim të kufijve. Publicisti Veton Surroi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie si Franca e Gjermania pas luftës që kanë pasur.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova nuk ke nevojë në mënyrë të përhershme të dënohet dhe korrigjohet në mënyrë që t’i pëlqejë Serbisë.

“Kosova duhet të mendoj se si të krijojë bashkëpunim me shtetet fqinje, pasi as Shqipëria e as Serbia nuk janë fqinjë të rëndomtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Surroi ka thënë se kushtetuta e thotë prerazi se Kosova nuk mund të bëjë ndryshime territoriale.

“Kushtetuta e Kosovës e thotë në mënyrë eksplicite se Kosova as nuk mund t’i marrë tokë dikujt e as t’i dhurojë”.

Uji Dea

Duke folur për Acociacionin e Komunave Serbe, ai ka thënë se hapja e një OJQ kushton pesë euro, dhe sipas tij nuk ka nevojë për biseda në Bruksel

“NGO nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, sepse kompetenca të tilla kanë vetëm pushtetet”.

Publicisti ka thënë se idetë për ndryshime kufijsh janë të lashta prej 30 vitesh.

“Ideja për korrigjim të kufijve nuk është hera e parë që vjen nga Serbia. Ajo ka përkrahjen edhe nga Rusia, ka 30 vite që dëgjojmë këto ide”.

“Thaçi është folës i një skripte që nuk është shkruar në Prishtinë, por në Beograd”, deklaroi ndër të tjera ai./Telegrafi/