ARKATANA

Surroi ia kthen Dellit: Kujt ia prisha imazhin, Kosovës, Dellit, Presidentes, Bechtel-Enka apo Afrikës?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Inati mes ish ambasadorit amerikan, Christopher Dell dhe publicistit Veton Surroi duket se nuk po mund ta shuajë as largësia. Publicisti Surroi ju ka përgjigjur postimit të djeshëm të ish ambasadorit Dell, i cili kishte akuzuar Surroin për prishje të imazhit të Kosovës në botë.

Krejt debatin mes tij dhe Dellit e ka cilësuar si debat mes një punëtori dhe të një shkrimtari.

“Një puntor Bechtel-Enkas, filiali Afrikë, po e akuzon një shkrimtar të Kosovës se po ia prish imazhin. Atij? Asaj? Kosovës? Afrikës? Firmës?”, ka shkruar Surroi.

Fundamenti

Ndërkohë, hiq më larg se dje, Dell kishte sulmuar Surroin duke thënë se e gjithë hakmarrja dhe përpjekja e Vetonit për të ndryshuar historinë dhe rrjedhën e ngjarjes nuk mund t’i ndryshojë dy fakte:

Presidentja Jahjaga ka bërë më shumë për Kosovën në imazhin ndërkombëtar se sa çdokush tjetër ka bërë, ose do të mund të bënte dhe 2) në kohën e krizës së thellë në Kosovë, liderët e zgjedhur u kthyen tek ajo (dhe jo te ai apo dikush tjetër) për t’i shërbyer kombit, ajo iu përgjigj thirrjes, dhe parlamenti e bëri atë presidenten e parë të zgjedhur ndonjëherë me dy të tretën e deputetëve, si zgjedhja më e mirë kushtetues”, thuhet në postimin e Dell.

Duke iu referuar edhe vendimit të sotëm për Kosovën në UNESCO, më tutje Dell thotë se “mendjet e vogla kritike” duhet të ndalin veprimet e tyre me gazin lotësjellës dhe domatet dhe duhet të falënderojnë qytetarin që bëri më shumë se kushdo tjetër që kjo të realizohej”, shkruan Dell dhe në fund, shkrimin e përmbyll me “Krenar me Presidenten”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.