Mobi Casa

Surroi i jep sugjerim Qeverisë për trajtim urgjent të pandemisë COVID-19

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Publicisti, Veton Surroi, i ka dhënë Qeverisë së Kosovës sugjerime se si të trajtojë pandeminë COVID-19 në mënyrë urgjente.

Surroi, përmes një postimi në Facebook, ka sugjeruar që Qeveria të ndajë mjete buxhetore për blerjen e vaksinës anti-Covid për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Me këtë [Qeveria] do të tregojë se vendi nuk pret të dalë nga pandemia duke u mbështetur vetëm në ndihma ndërkombëtare”, ka shkruar Surroi.

Postimi i plotë i Surroit:

ARKATANA

“NJË SUGJERIM QEVERISË SË KOSOVËS PËR TRAJTIM URGJENT:

• të ndajë nga mjetet ekzistuese buxhetore shumën e parave për blerjen e vaksinave anti-Covid PËR TË GJITHË qytetarët e Kosovës. Me këtë do të tregojë se vendi nuk pret të dalë nga pandemia duke u mbështetur vetëm në ndihma ndërkombëtare.

• Që me udhëzim të profesionistëve të shëndetit publik të përcaktojë metodologjinë dhe afatin për hartimin e listës së qytetarëve të Kosovës që do ta marrin atë pjesë të vaksinave që do t’i sigurojë në formë solidare Bashkimi Evropian e që do të arrijnë të parat (20 për qind, sipas gjendjes së tanishme). Me këtë do të fillojë përgatitja për një fazë e vaksinimit që mund të vijë fare lehtë brenda dy muajsh e ajo nuk mund ta gjejë vendin të papërgatitur, siç i ndodhë zakonisht.

• Që lista e marrësve të parë të vaksinës të jetë e qartë dhe transparente dhe që në të të përfshihet personeli mjekësor , të punësuarit në arsim, policia, personeli i sektoreve të tjera të emergjencës e sigurisë. Provimi do të kalohet nëse në muajin dhjetor paralajmërohen nëpërmjet të telefonit, emailit apo me letër të gjithë ata qytetarë nga kjo listë e parë e marrësve të vaksinës për vendin dhe kohën e përafërt kur pritet ta marrin vaksinën”, ka shkruar Surroi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.