UBT

Surroi fajëson politikanët e mëhershëm për Asociacionin, tani ka ardhur koha “të paguajmë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Publicisti Veton Surroi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe qeverinë Kurti.

Ai ka diskutuar dhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë për të cilin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kishte deklaruar se “Asociacioni nuk do të bëhet kurrë”, pra “as ksi as asi, sepse nëse është bashkim i komunave serbe në çfarëdo mwënyre, unë mendoj që nuk duhet ta ndodhë kurrë dhe kështu besoj se edhe do të jetë”.

Fundamenti

Sipas Surroit, shteti nuk varet nga kjo deklaratë e Konjufcës.“Nuk varet shteti nga asnjë deklaratë e asnjë politikani, udhëheqës apo opozitë. Pra, janë institucionet ato të cilat i ndërtojnë partneritet. Sepse as institucionet nuk ndërtojnë vet politikat shtetërore, pra jemi në një ndërvarshmëri në Evropë dhe në botë dhe rrjedhimisht sovraniteti i shtetit ushtrohet prej votës në institucione dhe të verifikueshme në institucione dhe në partneritet eventualisht që ato institucione mund të vendosin”, ka thënë Surroi.

Surroi ka thënë se ka qenë përkrahës i protestës kundër “Zajednicës” dhe “Demarkacionit” duke shtuar se ka qenë “e duhur”.“Unë kam shkruar libër kundër projektit për vendosjen e një autonomie territoriale ashtu siç ishte parapa në vitin 2013”, ka thënë Surroi duke shtuar se po mos të kishte pasur protesta në vitin 2015, “nuk kishim mbrri tek analiza e Gjykatës Kushtetuese në mënyrën se si duhet të draftohet në të ardhmen. A është kjo e mjaftueshme dhe kaq a mund të përfundoj kjo punë? Jo. Sepse kemi të bëjmë me një projekt të cilin Kosova e ka shndërruar në ligj të vetin. Pra, në momentin e ratifikimit të marrëveshjes të vitit 2013, themelimi i Asociacionit është shndërruar në obligim të brendshëm. Ky është një problem të cilin nuk ka arritur politika kosovare ta problematizojë në 10 vitet e kaluara dhe rrjedhimisht tash ka ardhur pak a shumë koha e ‘pagesës’ nëse mund të thuhet ashtu të një moskujdesi të atëhershëm”, ka thënë ai.