FIDANISHTJA

Surroi akuza të reja ndaj Presidentit: Vrasjet e pasluftës u ndalën kur Thaçi mori pushtetin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Veton Surroi është rikthyer akuzave në drejtim të Hashim Thaçit duke thënë se vrasjet e pasluftës u ndalen tek atëherë kur Presidenti aktual mori pushtetin. Ka thënë se Shteti duhet të pastrohet nga kriminelët që e kanë kapur shtetin dhe ata që e administrojnë Kosovën si të ishte pronë e tyre. “Shteti duhet të pastrohet nga ata kriminelë që e kapën shtetin pas pavarësisë dhe që nga atëherë e administrojnë si të ishte pronë e tyre”, ka thënë Surroi, për Gazetën gjermane, Neue Zürcher Zeitung

Surroi për herë të parë drejton gishtin kah Hashim Thaçi për vrasjen e civilëve serbë dhe aktivistëve të LDK’së të eliminuar pasluftës.

“Është indikative se vrasjet u ndalën kur Thaçi mori pushtetin”, konstaton ish-Kryetari i Partisë ORA.

Surroi ka thënë se Thaçi është bërë partner konstruktiv i Bashkësisë Ndërkombëtare për shkak se mund të jetë njëri nga të akuzuarit kryesor të Gjykatës Speciale.

FITORJA

Ai ka thënë se pret që aktakuzat e Speciales ta shkundin skenën politike të Kosovës.

Edhe në një intervistë për gazetën e tij, Koha Ditore, e realizuar muaj më parë, ish-politikani Veton Surroi e kishte quajtur të padijshëm e primitiv Hashim Thaçin. Madje, kishte parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Williamson.

Kishte folur edhe për UÇK’në, duke thënë se disa prej udhëheqësve të luftës kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK’së.

Kishte gjykuar edhe votuesit e PDK’së, duke thënë se 200 mijë njerëz pajtohen se krimi është i pranueshëm./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.