UBT

Surroi: Adem Jashari ishte ushtar i Rugovës

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

“Kam mohuar se jam ftuar nga LDK, VV dhe AAK, dhe nuk kam pasur aktivitet politik. Janë spekulime këto që fliten tash. Jam bukur i sigurt se qeveria e ardhshme nuk do të jetë kjo elitë politike, pasi që është konsumuar pushteti dhe gënjeshtrat e këtij pushteti. Edhe një mandat tjetër i PDK-së do të ishte një lloj vetëvrasje e Kosovës. Do t’ia thyente kurrizin vendit dhe do ta pamundësonte ecjen e saj tutje”, ka thënë Surroi.

I pyetur lidhur me rolin e UÇK-së, Surroi ka dhënë këtë përgjigje.

“Nuk ka nevojë të elaborohet shumë. NATO ka çliruar edhe UÇK’në, bashkë me ne, civilët, nga forcat serbe”, tha Surroi ne Rubikon te KTV-se.

Më tej, duke folur për polarizimin mes krahut të luftës dhe të atij të paqes, Veton Surroi ka thënë se kjo ndarje ishte e kotë, se në fakt, të dy, Ibrahim Rugova e Adem Jashari mund të rrinë bashkë me njëri tjetrin pa asnjë problem.

“Adem Jashari ishte ushtar i Ibrahim Rugovës, së paku në aspektin simbolik. Ai ishe rekrutuar në fillim të viteve 1990 nga strukturat e mbrojtjes të organizuara nga LDK”, ka thënë Surroi.

Surroi: Një mandat i ri për PDK-në, vetëvrasje për Kosovën
Surroi ka thënë se nuk ka aderuar dhe nuk është afruar me asnjë parti politike, megjithëse është folur shumë për këtë punë.

“Kam mohuar se jam ftuar nga LDK, VV dhe AAK, dhe nuk kam pasur aktivitet politik. Janë spekulime këto që fliten tash. Jam bukur i sigurt se qeveria e ardhshme nuk do të jetë kjo elitë politike, pasi që është konsumuar pushteti dhe gënjeshtrat e këtij pushteti. Edhe një mandat tjetër i PDK-së do të ishte një lloj vetëvrasje e Kosovës. Do t’ia thyente kurrizin vendit dhe do ta pamundësonte ecjen e saj tutje”, ka thënë Surroi.

Surroi: Islamizmi politik, strukturë anti-rvropiane

“Islamizmi politik, ashtu siç edhe nuk e përfaqëson kjo strukturë e elitës politike që e ka zaptu shtetin, ashtu islamizmi politik nuk e përfaqëson islamin dhe besimin tradicional islam në Kosovë. Islami në Kosovë ka qenë tolerant dhe pjesë e të gjitha lëvizjeve politike. Besimtari islam ka qenë aktiv në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Islamizmi politik po përdoret për qëllime tjera për të sjellë vlera që nuk kanë kompatibilitet në këtë shoqëri. Njeriu që identifikohet me këtë strukturë, imami Krasniqi, qartazi artikulon mendimin e kësaj strukture anti-evropiane”, ka thënë Surroi.

“Islamizmi politik është një lëvizje e kufizuar, por aktive dhe në formën e vet të paraqitjes edhe të dhunshme”, ka shtuar ai.

Surroi: Për interesa të të afërmve të kryeministrit, nuk jemi pjesë e Kartonit të Gjelbër.

“Kartoni i Gjelbër ka mundur të rregullohej më 1999 me angazhimin e UNMIK-ut. Por deri më sot, profiterët kanë marrë mbi 200 milionë euro nga diaspora, e sot thonë se tash mundemi të jemi pjesë e Kartonit të Gjelbër pasi kemi zhvilluar negociata në Bruksel”, ka thënë Surroi, duke shtuar se kjo punë nuk po ndodhë për shkak të këtyre bisedimeve.

“Kemi mundur ta kemi kodin e telefonit, prapashtesën e internetit, por kanë qenë interesa të të afërmve të kryeministrit”, u shpreh Surroi.

Surroi: Kosova s’ka politikë të jashtme

Surroi, në vazhdim të bisedës në “Rubikon”, ka folur edhe për politikën e jashtme të vendit, duke thënë se Kosova nuk ka fare politikë të jashtme, por se këtë mungesë e kanë përmbushur vendet mike, që janë angazhuar në njohje e në mbrojtjen tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

ARKATANA

“Në mungesë të një përcaktimi të qartë kemi pasur një shpërndarje që nuk ndodhë askund në botë, ku politika e jashtme ndahet në mes të presidentit, ministrit të jashtëm, zëvendëskryeministrit, ministrisë për integrime e të tjerëve. Pra, nuk kemi politikë të jashtme sepse që nga viti 2008 e deri më sot, politika e jashtme është shndërruar në politike të brendshme për bisedime me Serbinë. Në vend se ta shfrytëzojmë terrenin e kundërshtarit dhe të japim gol, gjithçka është zhvilluar në terrenin e Kosovës”, ka thënë Surroi, transmeton Koha.net.

Sipas tij, bisedimet në Bruksel janë zhvilluar për ta përafruar Serbinë, e jo Kosovën, me BE-në.

“Nuk ka marrëveshje për Stabilizim-Asocim nëse Kosova nuk pranohet nga të gjitha shtetet e BE-së”, ka thënë Surroi, duke shtuar se Kosova mund të nënshkruajë diçka të ngjashme me MSA-në.

“Kosova nuk ka gjasa reale që ta mbërrijë Serbinë në raport me anëtarësimin në BE”, ka theksuar publicisti Surroi.

Surroi: Thaçi në Rambuje ishte i padijshëm
Në “Rubikon” të Kohavisionit, i ftuar ishte publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi.

Surroi shpalosi për herë të parë librin e tij të fundit, i cili së shpejti do të jetë në duart e lexuesve.

Ai foli edhe për prapaskenat e shtetndërtimit dhe rrugën deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Një pjesë e delegacionit nuk ishte e interesuar as për konsensus e as për asgjë, thjeshtë vetëm për largimin e Zotit Rugova nga pushteti”, ka thënë Surroi, teksa po fliste për kohën e Rambujesë.

Sipas tij, Hashim Thaçi është zbutur nga qëndrimi i tij në Rambuje pasi i ishte thënë se do të shkruhet një skenar për luftën e UÇK-së.

“Ishte një mosdituri e Zotit Thaçi, një djalë i ri që nuk dinte shumë. Për Bashkësinë Ndërkombëtare nuk ka qenë e lehtë. Thaçi pasluftës është mundur të krijojë një raport të mirë me ndërkombëtarët”, ka thënë Surroi.

“Në vitin 2000 kam qenë në Uashington për të biseduar në departamentin e Shtetit që Kosova ta ketë Kushtetutën e vet, pasi që Rezoluta 1244 nuk e ka penguar Kosovën ta ketë Kushtetutën e vet. Pas një pauze shumë të gjatë, me këtë iniciativë është kthyer Hans Hakerup dhe u ul e shkroi një Kushtetutë që ishte në diskontinuitet me hapësirën më të vogël të të drejtave se ç’kishte Kushtetuta e 1974. Kushtetuta e 74 ka pasur Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe qëllojani kush ka qenë Ministër i asaj kohe? Ukshin Hoti”, ka thënë Surroi.

Ai ka thënë se kjo Kushtetutë nuk është dashur të refuzohej, por do të kishte qenë mirë të mos sillej ajo Kushtetutë fare në tryezë, por të krijohej një më e mirë që në start.

Surroi ka thënë se është dashur që menjëherë pas luftës të shpalosej një flamur i përkohshëm, e pranuan e se pranuan ndërkombëtarët, e më pastaj të vendosej për një flamur të përhershëm.

Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri, por një grup i armatosur. “UÇK-ja nuk e ka çliruar Kosovën, por trupat tokësore të NATO-s”, ka thënë mes tjerash Surroi.