UBT

Surpriza e shekullit! Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës

/ 3 minuta lexim

Gjatë një takimi miqësor mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe gjashtë deputetëve të Kuvendit të Serbisë, shqiptarë e boshnjakë, doli një surprizë e këndshme për opinion, duke na freskuar me lajmin se deputetët e Sanxhakut dhe Luginës e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti.

Lidhur me takimin në mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe gjashtë deputetëve të Kuvendit të Serbisë nga Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës, u shpreh Koordinatori i Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, duke e vlerësuar një takim të tillë joserioz dhe tepër qesharak në prag të dialogut për gjetjen e zgjidhjes së çështjes shqiptaro-serbe në Bruksel.

“Deputetët e Kuvendit Republikan të Serbisë e kanë dhënë betimin, të cilin e zbatojnë sipas frymës së Kushtetutës, në preambulën e së cilës Kosova figuron si provincë e saj. Këta deputetë boshnjako-shqiptarë, marrin paga të majme nga Qeveria e Serbisë dhe kanë privilegje shtesë për të promovuar të drejtat e votuesve në instance më të larta. Lugina e Preshevës për dallim nga Sanxhaku, ka realizuar nja Referendum për bashkim me Kosovën dhe ka pasur konflikte të armatosura gjatë luftës së fundit. Sanxhaku ka përfituar shumë gjatë kësaj periudhe, duke lënë Luginën e Preshevës, të luftoj për të drejtat elementare njerëzore, prandaj çdo nivelizim mes këtyre dy krahinave është absurd dhe jo i logjikshëm. Mendoj, se me këto veprime Qeveria Kurti, nuk mund të mbërrij poena politikë, por përkundrazi do të komprometohet në rrugëtimin e dialogut, nga i cili s;mund t’i ik as sot e as nesër, thotë me shqetësim Koordinatori Saqipi.

Fundamenti

Vlen të ceket se deputeti Sulejman Uglanini theksoi se deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” e njohin pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Ai tha se e përkrahin kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës në angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Jetapress..

Ndërsa, Kryeministri Kurti tha se aktualisht gjysma e Sanxhakut ndodhet në NATO e gjysma jo, duke u bazuar në faktin që një pjesë e Sanxhakut ndodhet në Serbi e tjetra në Mal të Zi. Ai ritheksoi se Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e përgjakshme dhe politika e Sllobodan Milosheviqit. Pa u distancuar dhe pa e bërë Serbia një introspeksion për të kaluarën e saj, nuk mund të ecet drejt të ardhmes dhe normalizimit të raporteve me Kosovën, tha kryeministri Kurti”, përfundon komunikata, njofton Jetapress.