Surdulli: Zgjedhja ime deputet në Parlament sjell vetëm të mira për qytetarin

Kamenicë – Unë, shpresoj që me besimin tuaj, do të më jepet mundësia të kontribuoj në Kuvend. Të gjithë ata që më njohin, e dinë se nuk premtoj shumë, por preferoj që me punën time të sjelli të mira për qytetarin. Në këtë rastë ju betohem se çdo vendim në dëm të Kosovës do të jetë i papranuar për mua dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Të dashur qytetarë të Kamenicës dhe më gjerë,
Më lejoni që të ju falënderohem të gjithë qytetarëve pa dallim për vlerat demokratike dhe ndërtolerancën e treguar gjatë fushatës zgjedhore.
Një falënderim i veçantë i takon strukturave të Koalicionit të Fitores për një angazhim të palodhur gjatë fushatës.
Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen tuaj në bashkëbisedime me ne. U munduam të ishim sa më programorë dhe korrekt në premtimet tona gjatë mandatit të ardhshëm.
Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në ditën e zgjedhjeve, ku ju do të vendosni për më të mirin. Vota në drejtim të duhur, garanton të ardhmen e sigurtë të fëmijëve tanë.
Unë, shpresoj që me besimin tuaj, do të më jepet mundësia të kontribuoj në Kuvend.
Të gjithë ata që më njohin, e dinë se nuk premtoj shumë, por preferoj që me punën time të sjelli të mira për qytetarin. Në këtë rastë ju betohem se çdo vendim në dëm të Kosovës do të jetë i papranuar për mua dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
E ardhmja e Kosovës ndërtohet duke forcuar ligjin, duke bërë reforma të thella në Arsim, Shëndetësi, Ekonomi, etj.
Ne kemi ndërtuar themelet e Kosovës me shumë sakrifica dhe mundë, kemi derdhur shumë gjak, që sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Për ta ruajtur paqen e ndërsjellë, duhet të jemi konstruktiv ndaj njëri tjetrit, ta respektojmë mendimin ndryshe dhe të mësojmë nga gabimet.
Kosova ka pasuri njerëzore dhe natyrore që të zhvillohet ekonomikisht dhe të ecë përpara drejtë integrimeve Euroatlantike. Kosova ka miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që janë të gatshëm të na ndihmojnë në çdo situatë.
Qytetarë të dashur,
Për mua është një vazhdimësi e përvojës time në vendimmarrje, andaj ju kërkoj që me besimin tuaj të jap kontributin tim aty ku kam kapacitetin intelektual.
Unë do të qëndroj në këndin tuaj gjithmonë, si do që të jetë rezultati i zgjedhjeve.
I juaji,
Shaip Surdulli #73