Fundamenti

Surdulli: Zenun Pajaziti mori mbështetje të fuqishme nga kryetarët e nëndegëve ‏

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i posazgjedhur i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Zenun Pajaziti, të parët i ka takuar sot, kryetaret e nëndegëve, të cilët i ka falënderuar për angazhimin e tyre të përhershëm në mbështetjen, organizimin, zgjerimin dhe rritjen e PDK-së, duke informuar ata për vendimin unanim të kryesisë, që ai të udhëheq degën e Gjilanit thuhet në një komunikatë të degës së PDK-së të nënshkruar nga Shefik Surdulli.

Sipas njoftimit Zenun Pajaziti para kësaj strukture të rëndësishme, e ka çmuar lartë, kontributin e madh që kanë dhënë kryetarët e nëndegëve së bashku me aktivistët dhe mbështetësit e tjerë të shumtë, në të gjitha periudhat, kur ishte mirë por edhe lur ishte keq partia.

“Kryesia e degës, unanimisht, më dha besimin duke më obliguar me një përgjegjësi të madhe për ta udhëhequr degën bashkë me ju. I vetëdijshëm për sfidat që na presin, mora këtë obligim për t’ia kthyer fitoren Partisë Demokratike, e cila padrejtësisht iu ka marr ju…E them kështu me përgjegjësi, duke e njohur thellësisht fuqinë tuaj, vullnetin dhe sakrificën që treguat pandalshëm”, tha ai.

Duke e njohur poashtu potencialin tuaj, të pakrahasueshëm me atë që po qeverisë sot komunën, dhe njëkohësisht për shkak të këkesave të qytetarëve e rinisë, e kulturës, artit, arsimit dhe e shtresave të tjera, rikthimi i PDK-së është i domosdoshëm…”, deklaroi Pajaziti,

UBT

Ai u zotua edhe para kësaj strukture: “me besim të plotë se bashkë me ju dhe me të gjithë të tjerët që na bashkohen, për të cilët, dera e PDK është e hapur gjithmonë, do t’ia dalim mirë e mbarë…!

Në fund të takimit, kryetari Zenun Pajaziti, paralajmëroi agjendën e aktiviteteve të tij, të takimeve intensive, me të gjitha strukturat e partisë, duke potencuar Këshillin Drejtues, në plan të parë, si takim të radhës dhe me strukturat tjera duke potencuar se takimet do të mbahen edhe me grupe të ndryshme të shoqërisë në Gjilan.

Nga ana tjetër, kryetarët e nëndegëve shfaqën gatishmërinë dhe sigurinë e tyre në mbështetje të plotë të kryetarit Pajaziti thuhet në njoftimin e kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan të nënshkruar nga Shefik Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.