RCCOLA

Surdulli: ushtria e Kosovës do të jetë një ushtri moderne, profesionale

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Shaip Surdulli uroi dhe vlerësoi unifikimin e spektrit politik për votimin e ligjit për transformimin e FSK-së, duke shpreh bindjen që ushtria e Kosovës do të jetë një ushtri moderne, profesionale, multietnike, faktor paqeje dhe stabiliteti në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Kamenicë, ka mbajtur takimin e radhës me kryesi dhe kryetarë të nëndegëve. Në këtë takim kryetari i degës Shaip Surdulli informoi të pranishmit lidhur me mbledhjen e fundit të mbajtur të kryetarëve të degëve me kryetarin e LDK-së Akademik Isa Mustafa, ku temë diskutimi ishin zhvillimet aktuale në vend, roli i LDK-së si opozitë, mobilizimi dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Shaip Surdulli, njoftoi po ashtu strukturat e degës për takimin e radhës që do të mbahet me Kryesinë e LDK-së dhe strukturat e degës së LDK-së në Kamenicë, më 22.10.2018 ora 17:00.

RCCOLA

Në këtë takim u diskutua edhe për punën e kuvendit komunal, aktivitetin e degës së LDK-së dhe diskutime tjera nga anëtarë të kryesisë.

Në fund të takimit Surdulli uroi dhe vlerësoi unifikimin e spektrit politik për votimin e ligjit për transformimin e FSK-së, duke shpreh bindjen që ushtria e Kosovës do të jetë një ushtri moderne, profesionale, multietnike, faktor paqeje dhe stabiliteti në vend thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Kamenicë./rajonipress/