RCCOLA

Surdulli: Turpi s’e ka mbytë askë, nuk e mbytë as Lutën

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Mbase është lodhur edhe në opozitë Luta. Rruga mund ta qesë atë gjithkah, por vetëm aty ku ka qenë para pesë vitesh, jo. Të mbledhin kah të donë dhe kë të donë, ajo kohë ka ikur përgjithmonë për te thotë në reagimin e tij Shefik Surdulli.

Ndaj deklaratave të Lutfi Hazirit rreth keqqeverisjes dfhe keqemenaxhimit në sektorët komunal ka reaguar edhe zyra për informim e Komunës.

Shefik Surdulli përgjegjës për informim ka thënë në reagim se Gjilani, më 2007 kishte shpëtuar nga kriza e kaosi, e tash ka rend e rregull, ka klimë të perfeksionuar politike e të sigurisë, në krahasim me atë periudhë fatkeqe të qeverisjes nga Lutfi Haziri dhe LD(D)K-ja e tij.

“E di ketë fortë mirë Luta, po nuk i bien atij me e thënë. Këtë duhet t’ia thonë këshilltarët, bashkëpunëtorët e tij, nëse i ka akoma ‘’okolla’’ veti” shprehet Surdulli.

Sipas tij Gjilani ka ecë mbarë në të gjitha segmentet e jetës. Ndaj zotit Haziri kjo nuk i pëlqen sepse ky krahasim e godet atë, e plandos për tokë.

“Me çfarë morali Haziri brengoset për qytetarët të cilët sipas tij janë viktima të blerjes së banesave “kontestuese”!? Nëse ka ‘’harruar” Luta, ne nuk kemi harruar e aq më pak kanë harruar qytetarët viktima të blerjes së banesave e lokaleve afariste te ‘’bukuroshja” e qytetit, pranë fabrikës së tekstilit, që nuk u realizua kurrë ajo ëndërr e tyre, por edhe më keq, as milionat që i dhanë ata për këto banesa, nuk iu kthyen kurrë” përkujton Surdulli.

Zyrtarët komunal kanë përkujtuar se Luta do të duhej t’i ‘’vajtoj’’ këto viktima të tij po edhe të tjerët që blenë banesa e lokale te ndërtesa shumë katëshe e ashtuquajtur “e Berjanëve”, e ndërtuar pa leje e me tejkalime, në kohën e “naqellnikut” Lutë, te dy ndërtesat në lagjen ‘’Abdullah Presheva” , te ndërtesa banesore afariste ” në “Dardani”, te ndërtesa prapa “Soliterit”, te ndërtesa në rrugën e Prishtinës, afër “Ferizi Petroll”, e ndonjë të mbetur në gjysmë.

Pra, të gjitha këto ndërtesa të larta të banimit dhe afariste, që në Gjilan janë të njohura, shtatë syresh, janë ngritur pa leje ndërtimi në kohën e Lutfi Hazirit- kryetar komune.

Ndërkaq, në periudhën e qeverisjes së PDK-së me partnerët e koalicionit qeverisës, nuk ka asnjë ndërtim i vetëm i lartë, pa leje ndërtimi. Tejkalime të vogla eventuale mund të ketë, sepse atë klimë e kishte kultivuar Haziri dhe LDK-ja sa kishin pushtetin, por ato do të sanksionohen dhe trajtohen sipas ligjit mbi ndërtimet e larta shprehet Surdulli.

Disa prej vendimeve që i merr Kuvendi Komunal i Gjilanit, mund të mos jenë edhe aq të ‘’ëmbla’’ por janë vendime të të zgjedhurve të popullit. Ndërsa më përpara, në nomenklaturën qeverisëse të Lutfi Hazirit, për shumë veprime të dëmshme për komunën e qytetarët në atë kohë, as që është pyetur Kuvendi i Komunës.

UBT

Monografia vepër madhështore për Gjilanin

Surdulli ka sqaruar edhe rreth akuzave të monografisë të bëra nga Lutfi Haziri. “Historia për shqiptarët dhe Gjilanin, është e njohur, pavarësisht në ç’kohë dhe nga kush është shkruar ajo. Në kohën e sundimit serb, dihet si është trajtuar çështja shqiptare, në këtë rast edhe historia e Gjilanit.

“Por, ta barazosh monografinë për Gjilanin, të shkruar në 100 vjetorin e shtetit shqiptarë, nga profesorë të nderuar me tituj akademik, e të financuar nga institucionet e zgjedhura demokratike, me atë të një periudhe kobzezë për shqiptarët, është më shumë se ‘’axhamillëk’’, sëmundje karrieristësh, apo ku ta dish çfarë…

Monografia është studim monografik prej një grup autorësh, me përcaktime e bindje të ndryshme e të lira partiake, sikundër që ka edhe të atillë të pavarur (ndonëse kjo për ne është krejtësisht e parëndësishme).

Në grupin profesionistësh për hartimin e monografisë së Gjilanit, të mandatuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, bëjnë pjesë përfaqësues të subjekteve politike të Gjilanit dhe profesionistë të fushave përkatëse.

Në mesin e këtij grupi, është edhe një anëtar i LDK-së (znj. Lirije Kajtazi), e cila është autore e të paktën një punimi pikërisht i periudhës të cilës i referohet Haziri, dhe askush nuk e ka penguar as kontestuar atë që ajo e ka prezantuar në Monografi.

Kjo monografi nuk mund të merret vetëm me kohën e artë të Lutës e të LDK-së, por monografia përfshinë periudhën prej themelimit të Gjilanit si vendbanim e deri në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo vepër që akoma është në diskutim publik, është si draft, dhe nga vërejtjet, sugjerimet dhe plotësimet që janë paraqitur nga qytetarët tanë serioz e profesionist, sigurisht që do të përjetoj ndryshime e plotësime të arsyeshme dhe profesionale e do të pasurohet edhe më.
Edhe Haziri, ka për obligim t’i paraqes me shkrim apo me gojë në debatin publik, ato vërejtje që apriori i ka potencuar në konferencën e fundit.

Ai megjithatë është figurë e njohur politike, është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe nuk është i pa përgjegjësi, që edhe sot ta terrorizoj qytetarin tonë dhe opinionin në përgjithësi me të pavërteta, me deklaratat e tij të turpshme e fyese.

Gjilani e meriton një vepër të tillë çfarë është monografia “Gjilani me rrethinë” . Ndaj, së shpejti edhe do ta ketë në duar këtë vepër madhështore, pikërisht në 100 vjetorin e shtetit shqiptar përfundon reagimi i zyrës për informim të nënshkruar nga Shefik Surdulli./rajonipress/