FIDANISHTJA

Surdulli: Taksat komunale i kthejmë në projekte

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka thënë se është i kënaqur me nivelin e pagesave që qytetarët i kryejnë ndaj tatimeve dhe taksave komunale.

“Duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë të ekonomive familjare, mungesën e zhvllimit ekonomik dhe papunësinë e lartë në nivel komune, qytetarët po japin kontributin e vet, i kryejnë obligimet ndaj shtetit dhe komunës. Kështu që ne, me të hyrat vetanake me grantet e qeverisë dhe ndihmat e donatorëve ndërkombëtar, po punojmë dhe shumica e këtyre mjeteve shkojnë për projektet e infrastrukturës.” Ka thënë kryetari Surdulli në një intervistë në Radio “Premiera” në kuadër të fushatës për ngritjen e të hyrave vetanake që po e zhvillon komuna së bashku me projektin DEMI/USAID.

Komuna e Kamenicës këtë vit ka pasur një ngecje në inkasimin e të hyrave vetanake për 9.4% krahasuar me nëntëmujorin e parë të vitit 2011. Këto ngecje Kryetari Surdulli i ka arsyetuar me faktin se disa resorë komunalë nuk kanë qenë aq të sukseshëm në punën e tyre. “Inspektoriati nuk ka punuar sa duhet. Inspektori i Ambientit nuk del dhe nuk merret me punën e vet që e ka drejtpërdrejt, këtu është një e metë e këtij viti. Por, së fundi vlerësoj se drejtori i Inspektoriatit ka fillu me u përmirësu dhe ka premtu se do të punoj më shumë, në mënyrë që të grumbullohen më shumë të hyra për Komunën.” Ka thënë Kryetari Surdulli i cili ka adresuar vërejtje edhe në inspektorin e ndërtimit,

“Një e metë po vazhdon tash e sa kohë, nuk është sa duhet azhur inspektori i ndërtimit, Jakup Cakolli, që me i kontrollu ndërtimet që po bëhen. Rrallë kush është duke shku në drejtorinë e Urbanizmit me kërku ndonjë pëlqim ose leje. Ne e kemi formu një komision, të cilët e kanë bërë regjistrimin e të gjitha ndërtimeve nga viti 2000.” Tha Kryetari Surdulli.

GRANDEMALL

Në bazë të raportit paraprak që ky komision ka përpiluar del se më shumë se gjysma e ndërtimeve janë bërë pa leje ndërtimore, ndërsa kryetari Surdulli ka thënë se do të dilet me një propozim për legalizimin e tyre dh nga kjo komuna do të sigurojë një shumë të konsiiderueshme të hyrash vetanake.
Kreytari i komunës është shprehur i kënaqur me punën e sektorit të ofiqarisë dhe zyrës pritëse në përgjithësi dhe me këtë rast ka shprehur falendërime projektit LOGOS dhe Qeverisë Zvicerane për investimin e bërë.

Të hyrat vetanake kryesisht janë orientuar në investimet kapitale në infrastrukturë ka thënë kryetari Surdulli, “Për investime kapitale, këtë vit është punuar mjaft shumë. Duke marrë parasysh një buxhet simbolik prej 1.3 milion eruosh për tërë territorin e Komunës. Ne kemi zbatu ato lloj politikash që të hyrat komunale të kthehen në investime kapitale. Sa i përket mënyrës së realizimit të projekteve, deri diku jemi të kanqur por ka çështje që nuk varen të gjitha prej Komunës. Me ligjin e Prokurimit, duhet me ju dhanë përparësi kompanive që japin cmimin më të ulët, duke mos i shiku mundësitë e kapacitetet e kompanive.” ka thënë Kryetari Surdulli i cili e ka vlerësuar lartë edhe realizimin e projekteve me bashkëfinancim me lokalitete të ndryshme të Kamenicës.

Në intervistë është sqaruar edhe plani i veprimit që komuna e ka përpiluar së bashku me projektin DEMI i cili ndër të tjera parashesh edhe shpërbilme për qytetarët që janë pagues të rregullt të taimit mbi pronën, ndërsa për të pasur sukses kjo fushatë kryetari Surdulli ka thënë se do të nisen nga vetvetja, “së shpejti do të verifikojmë nëse ndonjë zyrtarë komunal nuk i ka shlyer obligimet ndaj komunës dhe do të kërkojmë që kjo të ndodh sa më parë” tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.