Mobi Casa

Surdulli takon delegacionin e lartë të MAPL-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka pritur Zëvendësministrin në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Rifat Krasniqi dhe përfaqësuesit e kësaj ministrie Rexhep Kelani dhe Nazmi Halimi.

Përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, janë interesuar për punët me zyrën për komunitete dhe kthim, si dhe për projektet e komunës së Kamenicës etj.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, tha se me përfaqësuesit e zyrës për komunitete dhe kthim kemi bashkëpunim shumë të mirë, meqë ata janë shumë aktiv dhe punojnë për të mirë të komunës.

RCCOLA

Surdulli, tha se në komunën e Kamenicës ka filluar asfaltimi i disa rrugëve, projekti për ujësjellësin në pesë fshatra të komunës së Kamenicës, rregullimi i disa fushave sportive etj.

Surdulli, falënderuar MAPL për projektet nga kjo ministri që janë bërë në komunën e Kamenicës./rajonipress/