Surdulli takon amerikanët, shpalos shqetësimet për provokimet e xhandarmërisë
Gjilan – Shaip Surdulli ka thënë se si duket serbët kanë ndryshuar mendjen, duke filluar me provokime të popullatës të asaj ane. Me datën 12 korrik 2013 xhandarmeria serbe ka zbritur me motor në rrugën e asfaltuar. Surdulli tha se nuk ka pasur kurrfarë nevoje që të zbresin aty, por vetëm me provokuar dhe me ngritë tensione te banorët e këtyre fshatrave. Surdulli tha se ka informata që edhe sot kanë vazhduar të zbresin nga punkti në rrugën e asfaltuar.
Takimi i sotëm i Kryetarit të komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli me KFOR-in amerikan është zhvilluar kryesisht rreth ngjarjeve të fundit të ndodhura në brezin kufitar me Serbinë në Karaçevë raporton rajonipress.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka thënë se pas dy viteve qetësie në këtë pjesë, kur KFOR-i amerikan kishte biseduar me forcat serbe që mos të zbresin në rrugën e asfaltuar për t`i provokuar qytetarët e asaj zone, këtë premtim ata nuk e mbajtën.
Surdulli ka thënë se si duket serbët kanë ndryshuar mendjen, duke filluar me provokime të popullatës të asaj ane. Me datën 12 korrik 2013 xhandarmeria serbe ka zbritur me motor në rrugën e asfaltuar. Surdulli tha se nuk ka pasur kurrfarë nevoje që të zbresin aty, por vetëm me provokuar dhe me ngritë tensione te banorët e këtyre fshatrave.
Surdulli tha se ka informata që edhe sot kanë vazhduar të zbresin nga punkti në rrugën e asfaltuar.“Ky problem është i vjetër menjëherë gati pas luftës. Hartën e re të cilën e ka prodhuar Serbia , respektohet edhe nga KFOR-i e policia e Kosovës, të cilët nuk e shfrytëzojnë rrugën e asfaltuar por , por rrugën anësore të ndërtuar nga KFOR-i. Me të gjitha dokumentet e kadastrit ajo pjesë i takon komunës së Kamenicës” ka thënë Surdulli.
Majori Jonathan T. Hartsock, së bashku me kryetarin Surdulli u dakorduan që të kontribuojnë për qetësimin e situatës te popullata, ndërsa KFOR-i, t`i shtoj aktivitetet e tija.
KFOR-i, në takimin e parë që do ta ketë me palën serbe pos tjerash do ta diskutojnë edhe ketë problem derisa majori Hartsock shprehu optimizmin se në mënyrë diplomatike do të zgjidhet problemi.
Ndërkaq Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se xhandarmëria serbe sërish është futur në brendi të Kosovës këtë të hënë tek vendi i quajtur Ugari./rajonipress/


