Fundamenti

Surdulli: Sinani e nisi keq dhe mbrapshtë detyrën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Shaip Surdulli ish kryetar i Kamenicës tha për rajonipress se nuk ishte i pranishëm në seancën inauguruese sepse në rend të ditës nuk ishte e paraparë edhe fjala përshëndetëse e imja. Më vije keq që Begzad Sinani e ka nisur kështu detyrën duke i frikësuar punëtorët e administratës dhe duke u bërë presion atyre tha Surdulli.

Shaip Surdulli nuk ishte i pranishëm në rastin e betimit solemn nga ana e Begzad Sinanit. Ai ka një shpjegim për këtë mungesë të tij solemne.

Surdulli për rajonipress tha se në mbledhjen inaugurues nuk ishte e paraparë fare fjala ime.”E nisën keq dhe mbrapshtë detyrën e re. Kështu nuk u ka hije pushteteve të reja. Ata duhet të tregojnë së pari kulturë shtetërore dhe të respektojnë edhe ish kryetarët e ish zyrtarët” tha Surdulli.

Surdulli tha se para dy ditsh e ka thirr në zyre Begzad Sinanin që ta njoftoj me raportet e punës, raportet e buxhetit komunal 2013 dhe planifikimin 2014-2016, raporte tjera, disa projekte etj, por nuk është përgjigjur fare.

Mobi Casa

“Sot në mëngjes Kryetari Sinani e ka urdhëruar zyrtarin e personelit Nexhat Rexhepin që t`i njoftojë të gjithë punëtoret e komunës që t`i lëshojnë zyret ku punoje dhe të shkojnë në shtëpi, përveç një mirëmbajtësi Afrim Kovani dhe të gjithë punëtorët i kanë lëshuar zyret” tha Surdulli.

Surdulli tha se ky gjest i Sinanit nuk i bënë nder udhëheqjes së tij sepse punëtorët kanë kontrata të rregullta pune dhe shumica e tyre nuk janë pjesë e stafit politik.

Por, Begzad Sinani tha për rajonipress se ajo çka ka bërë Surdulli sot nuk është aspak e hijshme.”Pos që mungoj në seancën inauguruese, në zyrën e tij kam gjetur vetëm disa letra. S`ka dokumentacion dhe s`ka raporte zyrtare dhe realisht unë s`kam pasur nga kush ta bëjë pranim dorëzimin. Unë s`kam bërë presion tek askush në administratë , vetëm kam dashur të bëjë një prerje buxhetore dhe të dijë saktë borxhet dhe obligimet tjera komunale” tha Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.