Uji Dea

Surdulli: Siguria në qytet e mirë, Karaqeva ende problem?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Situata e sigurisë së qytetarëve në komunën e Kamenicës është e mirë, por nuk mund të themi njëjtë edhe për zonën kufitare në Karaçevë. Atje është një pjesë e territorit të Kosovës, ku KFOR-i dhe Policia jonë nuk ka qasje. KFOR-i ka dy vite që është duke e mbajtur nën kontroll atë pjesë të fshatit Karaçevë dhe nuk ka shqetësime të banorëve siç kishte më herët ka thënë Shaip Surdulli.

Të martën Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur në vizitë zyrtare Kolonelin Waymon B. Storey III, nga Kamp Bonsteel KFOR 16, me bashkëpunëtorë.

Koloneli Waymon B. Storey III, nga Kampi Bonsteel KFOR 16, tha se për mua që të jetë i suksesshëm një mision është shumë me rëndësi, të dijë apo të kem njohuri se çka po ndodhë nëpër komuna, dhe për komunën tuaj dua të marrë informata drejtpërsëdrejti nga ju. Ne jemi këtu, dhe muaj të tjerë për të krijuar një farë besimi të situatës për të ndërtuar atë vlerësim duhet të veproj sa më shpejt, kështu që në ato fusha ku ju keni interesim do keni dhe interesimin tim, do kemi dialog të hapur dhe ju siguroj që do t’më shihni më shpesh në komunën tuaj” tha Storey.

KKVITI

Nga ana e tij Shaip Surdulli ka thënë se sa i përket çështjes së sigurisë së qytetarëve në komunën e Kamenicës është e mirë, por nuk mund të themi njëjtë edhe për zonën kufitare në Karaçevë. “Atje është një pjesë e territorit të Kosovës, ku KFOR-i dhe Policia jonë nuk ka qasje. KFOR-i ka dy vite që është duke e mbajtur nën kontroll atë pjesë të fshatit Karaçevë dhe nuk ka shqetësime të banorëve siç kishte më herët, ka kohë që xhandarmëria nuk është parë nga banorët në rrugën e asfaltuar “ ka thënë Surdulli.

Kryetari Surdulli, njoftoi komandantin për kërkesën që i ka bërë Ministrisë së Punëve të Brendshme për hapjen e vijës kufitare të “Kapisë” po ashtu dhe me funksionimin e mirë të Administratës, projektet që po realizohen dhe ato që janë në realizimi e sipër siç është rregullimi i përroit Ruboci, renovimi i shkollës fillore në Karaçevë të Poshtme dhe në Kopërnicë, mandej fasadimi i objekteve banesore, objekti i komunës, palestra sportive, renovime të ambulancave si dhe projekte të tjera./rajonipress/