Hidromorava

Surdulli shkarkon Ilir Kastratin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaip Surdulli e ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të urbanizmit Ilir Kastratin me arsyetimin se nuk ka bashkëpunuar me kreun e komunës dhe nuk ka bashkëpunuar me drejtorët e drejtorive.

Kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli e ka shkarkuar nga detyra e drejtorit të urbanizmit dhe planifikimit hapësinor Ilir Kastratin dhe në vend të tij ka emëruar ushtrues detyre Irfan Dërmakun.

RCCOLA

Surdulli në vendimin e tij ka thënë se Kastrati nuk ka bashkëpunuar me kryetarin e Komunës në kryerjen e detyrave si dhe nuk ka komunikuar me drejtorët e drejtorive tjera komunale.

Ilir Kastrati i kontaktuar nga rajonipress fillimisht shprehi habi se si është marrë një vendim i tillë, por më vonë tha se pasi ta lexojë vendimin do të dal publikisht me një deklaratë rreth vendimit të Surdullit./rajonipress/