UBT

Surdulli: Punësimet në QKMF e Gjilanit me kontrata në vepër, maskaradë e pushtetit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Pothuajse nuk ka asnjë konkurs të punësimit dhe të përfitimeve tjera në komunën e Gjilanit, që nuk përcillet me parregullsi e shkelje të rënda, me letra e pa letra. Madje, në një konkurs të tillë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), publikisht u shpërfaq punësimi familjar, partiak, e që, sipas mediave, pikërisht për shkak të këtyre parregullsive të evidentuara, tashmë rasti ndodhet nën hetimin e prokurorisë ka thënë Shefik Surdulli.

Dhe, fill pas kësaj, duke qenë të vetëdijshëm pushtetarët për pasojat eventuale nga pakënaqësitë e shumta të shprehura edhe publikisht nga të refuzuarit e këtij konkursi, ka pasuar punësimi me kontratë në vepër i një numri të konsiderueshëm punëtorësh në këtë institucion shëndetësor, disa prej të cilëve, edhe me përvojë dhjetë vjeçare që nuk kishin arritë të kalonin përmes këtij konkursi.

GRANDEMALL

Prandaj, pushteti komunal në Gjilan, për ti ikur përballjes nga padrejtësitë e mëdha që po ua shkakton qytetarëve edhe në rastin e punësimeve, fut në funksion edhe këso “alternativash” për ta mbuluar këtë maskaradë duke ua mbyllur gojën të pakënaqurve dhe për t`i shantazhuar ata, edhe atë vetëm për një kohë sa ta qetësojnë pezmin e tyre, ngase kontratat në vepër janë afatshkurtra, dhe këta punëtorë sërish do të ngelen në rrugë, siç u ka ndodhur edhe më parë në QKMF.

Është mirë që pushtetarët të mos të provokojnë situata të tilla, të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve taksapagues, por të krijojnë rregull duke u sjellur konform ligjeve dhe zotimeve të marra për një qeverisje të drejtë e demokratike, për qytetarët e komunës sonë, e jo të vazhdojnë me anarki e kaos, siç po ndodhë tash e pesë vite me këtë qeverisje të mbrapshtë të LDK-së, në Gjilan ka thënë Shefik Surdulli këshilltar komunal nga radhët e PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.