FITORJA

Surdulli: Protesta e VV e vonuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shefik Surdulli zëdhënës i komunës thotë se protestat e VV për tu mos u shitur çerdhja në “Integj” është e vonuar dhe pas aktit të kryer. Sipas tij privatizimi i kësaj çerdhe nuk do të ndodh sepse është arritur marrëveshja mes komunës dhe AKP-së, që kjo e fundit të tërheq çerdhen nga privatizimi.

Surdulli tha se kërkesa për këmbimin e tokave në baza ligjore me AKP-në për çerdhen “Integj” është bërë në qershor të viti 2011 dhe që nga atëherë kjo punë ka ngecur dhe nuk kanë pasur progres.

Surdulli ka shtuar se pasi AKP e ka nxjerrë në shitje lokacionin e çerdhes me procedurë të likuidimit kanë bërë kërkesë për heqjen e çerdhes nga shitja dhe kryetari i komunës Qemajl Mustafa para dhjetë ditësh ka pasur takim me kryeshefin ekzekutiv të AKP-së Shkëlzen Llukën, me të cilën kanë bërë marrëveshje që çerdhja të tërhiqet nga shitja sepse ekziston arsyeshmëri për interes publik.

Eco Higjiena

“Kryetari i komunës për këto gjashtë vite e ka trajtuar pasurinë publike edhe më mirë se pasurinë e tij familjare. Në disa raste i ka kthyer proceset prapa në Kuvendin e Komunës, vetëm e vetëm, që pasuria e qytetarëve të komunës të ruhet dhe ta rris vlerës e saj në vazhdimësi”, ka thënë Surdulli.

Ai tha se e çmojnë dhe e falënderojnë gjestin e AKP-së për heqjen e çerdhes nga privatizimi pasi kjo paraqet një akt të mirë të respektit dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë të komunës me këtë Agjencion të pavarur të Kosovës.

“Ne jemi partnerë të vërtetë në marrëdhënie me të gjithë kur është në pyetje interesi i komunës”, tha Surdulli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.