ARKATANA

Surdulli premton stimulime për aktivistët e këshillave lokale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Surdulli ka premtuar dhe ka thënë se për vitin e ardhshëm do të ketë një lloj stimulimi për aktivitetet e tyre dhe kjo do të planifikohet në buxhetin e vitit të ardhshëm.

OSBE Qendra Regjionale në Gjilan, në bashkëpunim me komunën e Kamenicës, të martën ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët me kryetarët dhe anëtarët e këshillave lokale. Në takim ishin edhe kryetari i komunës Shaip Surdulli, si dhe përfaqësuesit nga shoqëria civile. Me përfaqësuesit komunal u bisedua për kornizën e fuqizimit të angazhimit civil në vendimmarrjen lokale.

Përfaqësuesi i OSBE-së, Afrim Nesreti, ka bërë prezantimin e të gjeturave në anketimin e realizuar mbi këshillat e fshatrave të bëra vitin e kaluar e që kanë pasur për qëllim grumbullimin e të dhënave për fshatrat, vendbanimet, lagjet urbane, kornizën legjislative dhe buxhetin komunal ,si dhe bashkëpunimin me autoritetet komunale.

Kryetari i Komunës , Shaip Surdulli, foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes komunës dhe këshillave të fshatrave, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, gjë që dëshmon fakti se ky është takimi i tretë me këto këshilla pas zgjedhjes së tyre.

Surdulli i ka ftuar ata që sa më parë të dërgojnë listat e prioriteteve dhe të gjitha çështjet t’ia adresojnë komunës.Komuna e Kamenicës , ka një traditë të funksionimit të këtyre këshillave.

Hidromorava

Surdulli ka premtuar dhe ka thënë se për vitin e ardhshëm do të ketë një lloj stimulimi për aktivitetet e tyre dhe kjo do të planifikohet në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Nga ana e kryetarëve të këshillave lokale pati diskutime të shumta, ku shumica kishin të bënin me kërkesat e lokaliteteve të tyre , si infrastruktura, problemi i mbeturinave, ndotja e lumenjve nga eksploatuesit e zhavorrit sidomos në lumin e Desivojcës.

Në këtë takim kontribut me diskutimet e tyre kanë dhënë Rabit Dërmaku, Rexhep Morina, Haqif Agaj, Fadil Kastrati.

OSBE-ja ka shprehur kënaqësinë për debatin e zhvilluar edhe për pjesëmarrjen e femrave anëtare të këshillave lokale./rajonipress/

Mund të ju interesoj: