Uji Dea

Surdulli: Për tetë vite LDK nuk bëri asgjë për diasporën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kurbetqarët tanë po gjejnë në komunën e Gjilanit një ambient të mirë pushimi dhe shërbime cilësore kudo në administratën e komunës. Mërgimtarët janë njerëzit tanë, kontributi i të cilëve për Kosovën dhe vendlindjen e tyre Gjilanin, është i madh në të gjitha periudhat ka thënë Shefik Surdulli.

Në një reagim të Komunës rreth vlerësimeve të Lutfi Hazirit që kanë të bëjnë me diasporën Shefik Surdulli nga zyra për informim ka thënë se ketë fakt nuk e diskuton askush por e keqja është se LDK dhe Lutfi Haziri i saj, kishin mundësinë të bënin shumë për kurbetqarët tanë, në kohën kur ai dhe LDK për tetë vite e kishte në dorë Gjilanin, por nuk e di cila është e mira që ai bëri për mërgimtarët, pos parasë që voli nga këta njerëz të vyeshëm e patriot, që lanë vendin e tyre për bukën e gojës e shumë syresh, të detyruar nga dhuna dhe përndjekjet politike! Kurbetqarët tanë e dinë fare mirë se cili prej nesh, të paktën u përpoq sinqerisht të krijoj të mira për ta!

Surdulli ka shtuar se çfarëdo që bëjmë për mërgimtarët tanë, nuk është e mjaftueshme por, institucionet e tashme komunale për çdo vit janë kujdesur dhe po kujdesen që ata gjatë pushimeve në vendin e tyre, të kalojnë mirë, të kenë një ambient të pastër, një infrastrukturë të mirë rrugore, të ketë rregull kudo dhe sidomos të marrin shërbime të shpejta, cilësore dhe pa ryshfete, kudo në administratën komunale.

FIDANISHTJA

Veç tjerash, komuna ka hapë zyrën e veçantë për diasporën dhe këto ditë, pesë ditë me radhë, nga 24 korriku, komuna bashkë me Ministrinë e diasporës, enkas për mërgimtarët tanë, ka organizuar aktivitetet të shumta, kulturore, debate për mundësitë e investimeve të tyre ne vendlindje, panaire-promovime të prodhimeve të ndryshme vendore, e të tjera.

Mërgimtarët janë tanët, të të gjithëve neve dhe, çfarëdo organizimesh që bëjmë për pritjen e tyre, është pa zarar, ani se LDK e Luta, mendojnë t`i keqpërdorin ata akoma ka thënë Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.