ARKATANA

Surdulli paralajmëron rënie të buxhetit për vitin 2014

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kreu i Kamenicës, Shaip Surdulli tha se ka rënie të buxhetit për vitin 2014 nga grandi qeveritar, krahasuar me vitin paraprak, sidomos rënie të buxhetit ka në arsim dhe në shëndetësi.

Në shtëpinë e kulturës, “Isa Kastrati”, në Kamenicë, është mbajtur mbledhja e parafundit për këtë mandat të legjislativit komunalë, ku nga ana e delegatëve pati diskutime të shumta.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua draft buxhetit i Komunës së Kamenicës për vitin 2014. Për këtë pikë ka folur Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli. Ai tha se ka rënie të buxhetit për vitin 2014 nga grandi qeveritar, krahasuar me vitin paraprak, sidomos rënie të buxhetit ka në arsim dhe në shëndetësi.

Për këto dy drejtori, duhet që komuna të ndihmojë nga të hyrat vetanake. Ai tha se ne kemi përpiluar edhe listën e projekteve sa i përket vitit, 2014, 2015 dhe atë 2016. “Për përpilimin e këtyre projekteve ne kemi mbajtur edhe takime dhe debate me qytetarë, ku nga ana e kryetarëve të këshillave lokale kemi marrë edhe propozimet e tyre, dhe i kemi futur disa nga to që ishin më me prioritet për ato lokalitete” ka sqaruar Surdulli.

Për këtë pikë, pati edhe diskutime, disa vërejtje e sugjerime, por kjo pikë me shumicë votash u miratua.

FITORJA

Ndërkaq, Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores mbi tatimin në pronë për vitin 2014, ndryshimet e kësaj rregullore i arsyetoj menaxheri i tatimit në pronë, Hysen Krivaqa.

Sa i përket informatës së Drejtorisë së Arsimit për fillimin e vitit shkollor 2013/2014, drejtoresha e Arsimit, tha se procesi mësimor ka filluar me kohë dhe po ecën mbarë.

Satmifer Kryeziu, AAK, parashtroj disa pyetje nëse është shkelur ligji dhe udhëzimi administrativ, gjatë pranimit të punëtorëve në arsim.

Drejtoresha e drejtorisë së Arsimit, Fahrije Kryeziu, tha se ligji nuk është shkelur, sepse punëtorët janë pranuar komfor ligjit dhe udhëzimit administrativ, mirëpo konkurrenca ka qenë shumë e madhe dhe ne nuk kemi pasur mundësi që t`i pranojmë të gjithë ata konkurrent.

Propozimi i shefit të grupit të LDK-së, Jeton Biqkaj, kishte të bënte me shfuqizimin e vendimit dhe marrjes të njëjtit vendim për ndarjen e një buxheti prej 11 mijë euro, për klubet sportive, pasi që në këtë vendim ishte bërë një gabim teknik, edhe kjo pikë e rendit të ditës është miratuar me shumicë votash./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.