FITORJA

Surdulli : ”OJQ “Fortesa” jo profesionale dhe tendencioze

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kreu i Kamenicës Shaip Surdulli duke komentuar kritikat dhe akuzat e OJQ “Fortesa” tha për rajonipress se kjo OJQ është jo profesionale dhe nuk ka kapacitete për të vlerësuar punën e KK-së dhe të ekzekutivit të Komunës e aq më parë kur raporti i saj është tendencioz dhe jo argumentues.

Puna e ekzekutivit dhe Kuvendit Komunal në Kamenicë është kritikuar nga OJQ “Fortesa” e këtij qyteti e cila në një raport të saj për punën tre mujore të monitorimit të punës së Kuvendit Komunal dhe qeverisë lokale në Komunën e Kamenicës, ka vërejtur parregullsi si në punën e legjislativit ashtu edhe në punën e ekzekutivit komunal.

“Ekzekutivi dhe legjislativi në Komunën e Kamenicës, nuk kanë ndërmarrë veprime të nevojshme në përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, derisa kryetari i Komunës, ka qasje selektive ndaj organizatave të shoqërisë civile. Kryetari i Komunës ka ndërprerë “Takimet me qytetarë”, që i ka realizuar në të kaluarën dy herë në javë, zyra e informimit nuk ofron informacion të mjaftueshëm e me kohë për qytetarët, si dhe është vërejtur rritje e shpenzimeve të buxhetit komunal për luks” etj, është thënë në raportin monitorues të Amir Jakupit udhëheqës i kësaj organizate.

Por kreu i Kamenicës Shaip Surdulli nuk e sheh si shumë serioz raportin e Jakupit dhe të OJQ “Fortesa”.

GRANDEMALL

Sipas Surdullit raporti i OJQ “Fortesa” është jo profesional dhe nuk ka kapacitete për të vlerësuar punën e Asamblesë Komunale. “Për mua ai raport edhe tani edhe më herët është tendencioz dhe nuk është i bazuar në argumente dhe në punën e mirë që kemi bërë për këtë kohë. Është tendencioz sepse monitoruesi i saj Amir Jakupi është gazetar i Radio Premierës pronar i së cilës është kryetari i Degës së AKR-së në Kamenicë, i cili mbledhjet e KK-së i përcjell në cilësinë e gazetarit dhe asgjë më shumë “ thotë Surdulli.

Surdulli thotë se asnjë konstatim i kësaj OJQ nuk qëndron sepse unë pikërisht kam qenë i hapur, komunikues dhe bashkëpunues me të gjitha grupimet politike, OJQ në Kamenicë, ku edhe i kemi ndihmuar e përkrahur, transparentë në punën tonë në të gjitha komitetet, bashkëpunues me të gjitha këshillat e fshatrave, i hapur me qytetarët etj.

Surdulli tha se pikërisht puna e tij e hapur me palët dhe me njerëzit e qytetit të Kamenicës ka ndikuar që ai edhe t`i fitojë zgjedhjet e fundit për herë të dytë.”Unë rri i relaksuar në këtë drejtim sepse Kamenica tashmë ka marrë epitetin e një qyteti stabil dhe model edhe për komunat tjera të Kosovës. Po përpiqemi çdo ditë që të ndërtojmë kapacitete profesionale dhe po bëjmë më të mirën e mundshme për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre” tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.