ARKATANA

Surdulli: Nuk u frikësohem koalicioneve të PDK-së

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shaip Surdulli kandidat i LDK-së për kryetar komune në Kamenicë tha për rajonipress se koalicionet zyrtare dhe jozyrtare të PDK-së nuk e frikësojnë aspak që ai të jetë fitues i zgjedhjeve të 1 dhjetorit. Unë kam shumë qytetarë që po më mbështesin mua dhe LDK-në dhe jam i sigurt se do ta fitojmë balotazhin.

Përkundër koalicioneve të paralajmëruara nga ana e PDK-së në Kamenicë me AAK e AKR ky fakt nuk e tremb aspak Shaip Surdullin e LDK-së.

Surdulli madje për rajonipress thotë se agjenda dhe përkrahja për të si kandidat tashmë po vijë nga të gjitha kategoritë e shtresat në Kamenicë. ”Dega e LDK-së, dhe shtabi zgjedhor jemi duke punuar çdo dite dhe çdo natë me qytetarët e komunës së Kamenicës, jemi duke kontaktuar me klube, shoqata dhe ndërmarrje publike, dhe jemi duke mbajtur takime nëpër lagje të ndryshme dhe besoj që me 1 dhjetor do të jemi fitues” thotë Surdulli.

Fundamenti

Surdulli tha se koalicionet zyrtare dhe jo zyrtare të kundër kandidatit Begzad Sinani nuk do të ndikojnë shumë, sikur që nuk kanë ndikuar për vota keqpërdorimet e buxhetit komunal në vitin 2009 kur ka qenë ai dy vite kryetar i komunës. “Koalicionet e kandidatit të PDK-së , Begzad Sinani neve nuk na bëjnë përshtypje, sepse nuk janë koalicione parimore për interes të komunës, por përkundrazi janë koalicione për interesa të një grupi të ngushtë të personave që nuk kanë me pasur përkrahje as nga subjektet e tyre politike, sepse qytetarët vendosin për kryetarin e komunës. Ata vendosin për të drejtën, për punën e mirë, për të ardhmen e tyre, e këto janë disa nga arsyet që ne do të jemi fitues dhe bashkërisht me qytetarët do të bashkeqeverisim me kompetenca të plota, e jo mos me u dite se kush çka merr nga koalicionet e fshehta” tha Surdulli.

Surdulli tha se ai dhe stafi i tij janë krenar që kanë bërë punë të mira për qytetin e Kamenicës dhe realisht kanë punuar e realizuar shumë projekte ku përfitues janë qytetarët. “Jemi ballëhapur në këtë proces zgjedhor dhe jemi shumë të relaksuar pasiqë qytetari e ka vlerësuar drejtë angazhimin tonë konkret që kemi bërë gjatë qeverisjes sonë” tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.