Eko Higjiena

Surdulli: Nuk do të ndodhë ajo çfarë zoti Mehmeti e ka për qejfi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan- Ajo për çfarë pandeh LDK e Gjilanit dhe sejmenët e tij si zoti Mehmeti, është çështje e organeve të pavarura të hetuesisë e drejtësisë të cilat janë plotësisht të lira nga ne dhe besojmë në punën e tyre të paanshme e profesionale, nga e cila do të rezultojë e kundërta e asaj çfarë kampi opozitar – LDK, gjatë kohë e ka programuar.

Pas informatave të shtypit ditor për hetimet ndaj udhëheqjes komunale dhe disa zyrtarëve komunal, LDK-ja ka bërë yrysh si zakonisht, përsëri duke luajtur rolin e prokurorit e gjykatësit thuhet në një reagim të zyrës për informim.

Shefik Surdulli në reagimin e tij ka thënë se pavarësisht nga kjo dehje shpirtërore e zotit Mehmeti (fatkeqësisht për të!) nuk do të ndodhë ajo çfarë LDK dhe Mehmeti e kanë për qejf dhe mision. “Pra, udhëheqja komunale e Gjilanit, është dhe do të jetë në agjendë të punës sipas planifikimit, pa asnjë telashe tjetër, pos përkushtimit sa më të madh për avancimin e mirëqenies së qytetarit të komunës sonë” thotë Surdulli.

FITORJA

Ajo për çfarë pandeh LDK e Gjilanit dhe sejmenët e tij si zoti Mehmeti, është çështje e organeve të pavarura të hetuesisë e drejtësisë të cilat janë plotësisht të lira nga ne dhe besojmë në punën e tyre të paanshme e profesionale, nga e cila do të rezultojë e kundërta e asaj çfarë kampi opozitar – LDK, gjatë kohë e ka programuar.

Surdulli ka thënë se qytetarët e Gjilanit, sidomos pas luftës, kanë përjetuar dy anët e qeverisjes, kanë përjetuar regjimin totalitar të LDK-së për tetë vjet radhazi, dhe një qeverisje krejt tjetër demokratike e të përgjegjshme që është plotësisht brenda besimit të dhënë nga qytetarët gjilanas.

“Ky besim për udhëheqjen dhe institucionet qeverisëse në Gjilan, asnjëherë për këto pesë vite, nuk është vënë në mëdyshje, madje përkundrazi, është sforcuar sa e sa herë deri tash” tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.