Mobi Casa

Surdulli në krye të aksionit për pastrimin e Kamenicës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Që nga ora 10:00, ka filluar aksioni “ Ta pastrojmë Kosovën”. Në këtë aksion, kanë marrë pjesë edhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, drejtor të drejtorive komunale, një pjesë e punëtorëve të administratës, FSK, policia, OSBE, Këshillat e fshatrave, nxënësit e shkollave, taksistët dhe qytetarë të tjerë vullnetarë.

Uji Dea

Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientit, Hysen Jerliu, ka thënë se sipas planit të hartuar nga drejtoria, nxënësit e shkollave kanë dalë në mënyrë masovike. Në këtë aksion kanë marrë pjesë mbi 1300 pjesëmarrës.“ Sa i përket largimit të deponive të egra aksioni ka filluar qysh në ora 8:00 dhe është duke vazhduar në çdo pjesë të komunës. Aksioni nuk do të përfundoj vetëm në këtë ditë e sidomos tek largimi i deponive të egra do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim” tha drejtori Jerliu./rajonipress/