ARKATANA

Surdulli nderon me mirënjohje ndërkombëtar e vendor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka ndarë tri mirënjohje për Zyrtarët e OSBE-së, për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në demokratizimin e institucioneve lokale.

Mirënjohje u nda për ish-zyrtarin e OSBE-së Georgios Vlachogiannis, i cili tanimë ka kryer misionin e tij, si dhe dy zyrtarëve të tjerë të cilët ende punojnë në OSBE Besnik Jakupi dhe Alban Maliqi.

Përfaqësuesi i ri i OSBE-së Camille Marquette, tha se na vjen keq që Georgios Vlachogiannis, nuk është këtu që ta marrë mirënjohjen, por ju falënderojmë nga zemra për këtë mirënjohje që ja keni dorëzuar anëtarit tonë të ekipes.

GRANDEMALL

“Jam shumë i kënaqur që jam vendosur në këtë ekip në Kamenicë për të punuar dhe ta zëvendësoj Georgios dhe jam i kënaqur në përgjithësi që të punoj me komunën e Kamenicës” tha Camille Marquette.

Zyrtari i OSBE-së Besnik Jakupi, falënderoj të gjithë e veçanërisht Kryetarin e Komunës së Kamenicës Shaip Surdullin dhe Kryesuesin.

“Që nga themelimi i administratës punoj me ekipin e parë të KFOR-it, pastaj me OSBE-në gjashtë vitet e fundit, kemi dhënë kontributin tonë dhe do të vazhdojmë të japim në përgjithësi që të përmirësojmë dhe të avancojmë komunën me ndihmesat, këshillimet dhe përvojën tonë “ tha Jakupi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.