Surdulli nderon dëshmorët dhe familjet e tyre

Gjilan – Kreu i Kamenicës Shaip Surdulli së bashku me ekipin e tij nga të gjitha drejtorit komunale ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Surdulli tha se falë dëshmorëve dhe luftës së drejtë të popullit shqiptarë për liri e pavarësi dhe luftës të pa kompromis të Ibrahim Rugovës shqiptarët sot janë të lirë e të pavarur.
Shaip Surdulli i shoqëruar edhe nga drejtorët komunal për nder të pesë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, si dhe kanë vendosur kurora lulesh.
Surdulli tha se falë dëshmorëve dhe luftës së drejtë të popullit shqiptarë për liri e pavarësi dhe luftës së pa kompromis të Ibrahim Rugovës , shqiptarët sot janë të lirë e të pavarur
Kryetari Surdulli, me këtë rast u takua edhe me familjarët e dëshmorëve. Surdulli ka thënë se familjet e dëshmorëve nuk do të harrohen për asnjë moment sepse ato meritojnë të kenë një tretman më të avancuar institucional. “E tërë kjo përkujdesje për këtë kategori mund të jetë më e madhe sikur nga niveli qendror të kishte më shumë konsideratë për të gjitha kategoritë e luftës” tha Surdulli./rajonipress/