Surdulli nderohet me mirënjohje për përkrahje të aktiviteteve të grave

Gjilan – Në organizim të Grupit të Grave të komunës së Kamenicës, është mbajtur debat publik me temën “ Fuqizimi i Gruas “ . Interesimi i grave kamenicase për këtë debat ishte mjaft i madh, për ketë tregon edhe numri i pjesëmarrëseve që arrinte 220 veta. Pos Kryetarit komunës në debat ishin edhe disa drejtori komunale si dhe përfaqësueset nga Gjilani, Vushtrria e Mitrovica, përfaqësuesit e OSBE-së etj.
Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, pos tjerash tha se gratë në komunën e Kamenicës gëzojnë buxhet që nga vitit 2010, fatkeqësisht që atë vit nuk ishte shfrytëzuar.
Surdulli tha se komuna edhe për këtë vit, ka ndarë një buxhet prej 10 mijë euro. “Debati i sotëm tregon se nuk qëndron thënia se gratë e komunës sonë nuk janë të interesuara për organizime e manifestime edhe kur ato janë në interesin e sajë. Debati i sotëm tregon se gratë janë të interesuara, por vetëm duhet bërë organizime dhe ndërmarr iniciativa . “Grupi i Grave të Kamenicës, kanë përgatitur një projekt, që t’i dalin në ndihmë grave të cilat janë të prekura nga kanceri në vlerë prej 4 700 eurove, dhe secilës grua nga 44 që janë identifikuar nga kjo sëmundje, do t’i ndahen nga 100 euro” tha Surdulli.
Ndërsa, Kryetarja e Grupit të grave të Kamenicës Besa Hoxha-Krasniqi, thotë se ky grup është themeluar për t’i adresuar nevojat dhe problemet e grave në një vend dhe funksionimi i këtij grupi është i domosdoshëm kontributin më të madh për pozitën e grave mund ta bëjnë vetë gratë, duke qenë të organizuar , këmbëngulëse të vendosura në qëndrimet e veta”.
Ajo, falënderoj kryetarin për kontributin e dhënë për dinamizimin e aktiviteteve të grupit të grave të Kamenicës. Grupi i grave, ndau edhe një mirënjohje Kryetarit të komunës./rajonipress/