United Hospital

Surdulli merr pjesë në hapjen zyrtare të korrje-shirjeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fshatin Rogaqicë të komunës së Kamenicës, të shtunën është bërë hapja zyrtare e korrje- shirjeve, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, drejtori i drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Gani Sadiku dhe përfaqësues të tjerë të kësaj drejtorie.

I pari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, u ka uruar fermerëve fillimin e kësaj fushate, duke u dëshiruar që puna në korrje-shirje të ecën mbarë dhe të ketë rendimente të larta.

Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Gani Sadiku, ka thënë se në komunën e Kamenicës, pritet të korren rreth 1900 ha/grurë, e cila pritet të ketë një rendiment jashtëzakonisht të lartë në ato pjesë që nuk është e dëmtuar nga breshëri.

United Hospital

Ndërsa, tërshërë ka 150 ha/, por që një pjesë e saj kositet ushqim i verdhë si dhe 60 ha/ elb.“Në komunën e Kamenicës janë 30 kombajnerë të cilët janë kontrolluar nga komisioni për gjendjen e tyre teknike. Çmimi është caktuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe është 110 € për hektarë, ky çmim është shkaku që nuk ka pasur subvencione për këtë vit në naftë” ka thënë drejtori Sadiku.

Ai uroj fermerët për fillim të mbarë të kësaj fushate dhe të kenë rendimente të larta.

Po ashtu, rekomandohet që kombajnerët të përzgjedhin parcelat, shkaku i variteteve të pjekurisë së grurit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.