Fundamenti

Surdulli merr përkrahje të fuqishme edhe në Petrit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e LDK-së Shaip Surdulli ka marrë mbështetje të fuqishme nga fshati Petrit derisa atyre u ka premtuar ndërtimin e një objekti për nevoja të fshatit , asfaltimi i të gjitha rrugicave të këtij fshati, ndriçimi i tërësishëm i fshatit, si dhe ndërtimi i një salle për aktivitete sportive.

Në fshatin Petrit, të komunës së Kamenicës, të martën është mbajtur tubimi i radhës. Qindra banorë të fshatit kanë mirëpritur Kryetarin aktual të komunës së Kamenicës, njëherit kandidatin për kryetar komune, Shaip Surdulli, raporton rajonipress.

Hidromorava

Kandidati për Kryetar të komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli tha se të gjitha projektet e premtuara gjatë këtij mandati i kemi realizuar, andaj premtoj se në mandatin e ardhshëm, do të bëhet ndërtimi i një objekti për nevoja të fshatit çka edhe është kërkuar edhe nga banorët e fshatit, do të asfaltohen të gjitha rrugicat e këtij fshati, ndriçimi i tërësishëm i fshatit, si dhe ndërtimi i një salle për aktivitete sportive.

Ndërkaq, Ismail Sopi, kandidat për delegatë nga radhët e LDK-së dhe kryetari i nëndegës së LDK-së, nga fshati Petroc, Osman Shabani, thanë se Shaip Surdulli, ka qenë është dhe do të mbetet Kryetar i komunës së Kamenicës, andaj urojmë suksese, ngase në Petroc, bindshëm do të fitoj./rajonipress/