Fundamenti

Surdulli merr përkrahje nga Rogaqica e Shipashnica

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Përkrahja e madhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës është dëshmuar edhe në fshatin Rogaqicë dhe Shipashnicë e Poshtme.

Fushata parazgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të mërkurën vazhdoj në fshatin Rogaqicë dhe Shipashnicë të Poshtme. Tubimin e madhështuan edhe prania e deputetëve në kuvendin e Kosovës, Skender Hyseni e Haki Demolli, si dhe Azem Hajdari.

Kryetari aktual njëherit kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, nga radhët e LDK-së, tha se në fshatin Rogaqicë është investuar në shtruarjen e disa rrugëve lokale, është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e objektit të shkollës së mesme me Bashkimin Evropian, është ndërtuar Qendra e Mjekësisë Familjare, e cila nga viti i ardhshëm do të shërbejë 24 orë etj, ndërsa për mandatin e ardhshëm është parapa që të asfaltohet çdo rrugicë, do të bëhet ndriçimi i tërë fshatit, do të ndihmohet Klubi Atletik, do të ketë subvencione për bujq etj.

Ndërkaq, deputeti Skender Hyseni, tha se ardhja kaq masovike e banorëve të fshatit Roganë tregon fitoren e LDK-së dhe përkrahjen e masovike të Kryetarit Surdulli.

“Kryetari Surdulli, do të vazhdojë me ua bërë jetën e dinjitetshme ashtu siç e meritojnë banorët e këtij fshati dhe gjithë komunës së Kamenicës. Andaj ju ftoj që më 3 nëntor të dilni dhe të votoni për LDK-në dhe kandidatin Shaip Surdulli dhe kandidatët për asamble komunale “ ka thënë Hyseni.

Ndërkaq, Azem Hajdari, porositi që mos të votohen ata që premtuan miliona euro dhe që kurrë nuk u dhanë, mos të votohen ata që premtuan vende të punës dhe kurrë nuk i realizuan.

Eco Higjiena

Ai tutje shtoj se dalja e juaj masovike po tregon përkrahjen e Kryetarit Surdulli, po i vlerësoni projektet që u realizuan në këtë fshat nga udhëheqja e LDK-së në krye me Shaip Surdullin.

Ndërkaq, deputeti Haki Demolli, tha se jemi këtu që të përkrahim kandidatin për kryetar dhe kandidatët për asamble komunale.“Me qeverisjen e Kryetarit Surdulli, me një buxhet të vogël që kësaj komune nga niveli qendror ju nda një buxhet shumë i vogël, por me menaxhimin e mirë të tij arriti të investoj në infrastrukturë rrugore, në arsim, në shëndetësi, në bujqësi etj” tha Demolli.

Kurse, Kryetari i nëndegës së LDK-së, në Roganë, Hamdi Kryeziu, dhe kandidatët për asamble komunale, Fahrije Kryeziu, Besnik Rrudhani dhe Besiana Kryeziu, thanë se në fshatin Roganë është punuar shumë, si në shëndetësi, arsim, infrastrukturë rrugore etj. Andaj ftuan të gjithë banorët që më tre nëntor të dalin masovikisht dhe të përkrahin Shaip Surdullin dhe kandidatët e këtij fshati.

Kurse, në Shipanshnicë të Poshtme, kryetari aktual Shaip Surdulli, tha se Shipashnica e Poshtme, çdo herë ka qenë vatër e LDK-së.

“Premtoj se në mandatin e ardhshëm do të bëhet rregullimi i sistemit të ujësjellësit I cili është edhe në proces, objekti i shkollës së vjetër do të rinovohet dhe të përdoret për nevoja të banorëve, asfaltimi I fushës sportive, do të asfaltohet një pjesë e rrugës kryesore dhe çdo rrugicë, ndriçimi i tërësishëm i fshatit etj” tha Surdulli.

Ndërsa, Kryetari i këshillit Lokal njëherit kandidati për asamble komunale Asllan Dërmaku, falënderoj kryetarin për gjitha projektet që janë realizuar në këtë fshat nga qeverisja e tij. Ai ftoj banorët që edhe më tre nëntor të dalin të përkrahin Kryetarin Surdulli siç e kanë përkrahur deri më tani thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/