Surdulli merr përkrahje në Kopërnicë dhe Shipashnicë e Poshtme

Kamenicë – Shaip Surdulli kandidatë i koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka marrë mbështetje të madhe nga banorët e Kopernicës dhe ata të Shipashnicës së Poshtme.
“Ishte nderë të bisedoja me banorët e Kopërnicës. Një vend që urgjentisht duhet të investohet në infrastrukturë dhe në fusha tjera. I falënderoj për mbështetjen dhe me përgjegjësi të plotë do të mundohem që Kopërnica të jetë në listë për investime nga Qeveria e Avdullah Hotit. Votone LDK-AKR #16, sepse ne jemi të vendosur që bashkërisht t`i arrijmë synimet tona për një Kosovë më të zhvilluar” ka thënë Surdulli..
Edhe në Shipashnicë të Poshtme është mirëpritur Koalicioni i Shpresës.”Ashtu siç kam punuar për 11 vite si Kryetar i Komunës duke e dhënë kontributin maksimalisht për këtë fshat, do të jemi zëri juaj në Kuvendin e Kosovës duke i mbrojtur interesat tuaja. Të mobilizohemi drejt fitores me 11 Qershor” ka thënë Surdulli./rajonipress/