Uji Dea

Surdulli me shok del i pastër- Prokuroria hedh poshtë kallëzimin e Antikorrupsionit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan kishte hetuar kallëzimin penal të Agjencionit Antikorrupsion të ngritur kundër Begzad Sinanit, Shaip Surdullit, Rabit Halilit, Xhavit Krasniqit dhe Muhamet Thaçit të dyshuar për veprat penale “shpërdorimi i pozitës zyrtare” dhe “arkëtimi dhe pagesa e paligjshme”. Prokurori Arben Kadriu e ka hedhur poshtë këtë kallëzim dhe ka pushuar hetimet ndaj të gjithë të dyshuarve me arsyetimin se kallëzimi nuk përmban elemente të veprës penale.

Agjencioni Antikorrupsion i kishte dorëzuar Prokurorisë Themelore në Gjilan një kallëzim penal kundër të dyshuarve Begzad Sinani, Shaip Surdulli, Rabit Halili, Xhavit Krasniqi dhe Muhamet Thaçi që të gjithë të dyshuar për veprën penale “shpërdorimi i pozitës zyrtare” dhe “arkëtimi dhe pagesa e paligjshme”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka hetuar një kohë të gjatë këtë lëndë dhe ka ardhë në përfundim se kallëzimi penal nuk përmban elemente të veprës penale, raporton rajonipress.

Prokurori i rastit Arben Kadriu më 25 shtator 2013 ka pushuar hetimet ndaj të gjithë të dyshuarve. “Në veprimet e të dyshuarve nuk përmbahen elementet e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar dhe arkëtimi dhe pagesat e kundërligjshme. Të gjitha mjetet janë derdhur në buxhetin komunal dhe nuk kemi mundur të gjejmë asnjë provë, nëse këto mjete janë keqpërdorur nga të dyshuarit. Të dyshuarit kanë zbatuar vendimet e Kuvendit dhe detyrat e tyre, i kanë kryer në bazë te ligjit për Vetëqeverisje Lokale” thuhet në arsyetimin e Kadriut.

Eco Higjiena

Ndryshe Prokuroria e Gjilanit kishte marrë një kallëzim penal nga Agjencioni Antikorrupsion të ngritur kundër të dyshuarve Shaip Surdulli kryetar aktual i Kamenicës, Begzad Sinani ish kryetar i Kamenicës, Rabit Halili zyrtar financiar, Xhavit Krasniqi zyrtar dhe Muhamet Thaqi zyrtar komunal.

Në kallëzimin penal thuhet se Begzad Sinani dhe Shaip Surdulli si persona zyrtarë, me qëllim të shkaktimit të dëmit për organizata të biznesit kanë tejkaluar kompetencat ashtu që në cilësinë e kryetarit të komunës Begzad Sinani gjatë viteve 2008-2009 dhe Shaip Surdulli gjatë vitit 2010, për realizimin e të hyrave komunale, përkundër përgjegjësive të kufizuara përmes drejtoratit për buxhet dhe financa kanë përcaktuar tatimet dhe pagesat e personave për licenca me shumën prej 24 mijë eurove, edhe pse kjo ka qenë kompetencë e komisionit për miniera.

Edhe për zyrtarët tjerë Xhavit Krasniqi , Rabit Halili e Muhamet Thaqi thuhet se si persona zyrtar gjatë periudhës 2008, 2009, 2010 kanë përcaktuar llogarinë e shumave të borxhit të tatimeve për personat , organizatat biznesore dhe të njëjtat i kanë arkëtuar dhe paguar për të qenë të obliguar ligjërisht./rajonipress/