Uji Dea

Surdulli: Më pak dallime në jetën tonë të përditshme

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kontributi i të gjithë neve duhet të jetë që sa më pak të ketë dallime në jetën tonë të përditshme, ngase para së gjithash jemi njerëz, të gjithë e duamë jetën, të gjithë e duamë shtetin tonë dhe të gjithë dëshirojmë me jetua, me ecë, e me fol të lirë dhe me punua të lirë ka thënë Shaip Surdulli, duke apeluar që sa më shumë të kontribuojnë për këto qëllime të mira, ngase çdo punë e mirë është në interes të të gjithë qytetarëve.

Në organizim të grupit të pajtimit ndëretnik nga komuna e Kamenicës, të enjten është mbajtur trajnimi me temën “ Demokracia dhe toleranca ndëretnike”. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komunave të Gjilanit, Novobërdës, Ranillugut dhe komuna e Kamenicës.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, drejtori regjional i OSBE-së, Ulrich Biffar, përfaqësues të OSBE-së dhe të KFOR-it.

Nazmije Demolli-Kastrati, Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, njëherit anëtare e grupit të pajtimit ndëretnik, ndër të tjera ka thënë se më 27 mars 2013 është nënshkruar deklarata përfundimtare –pajtimi ndëretnik, ku Kryetari i komunës së Kamenicës, Kryetari i komunës së Novobërdës, Kryetari i komunës së Gjilanit dhe zv. Kryetari i komunës së Ranillugut, publikisht kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët me qëllim të promovimit të dialogut ndëretnik dhe tolerancës në këto katër komuna.

Ndërsa, Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, e vlerësoj pozitivisht ardhjen e të rinjve në këtë takim.“Kontributi i të gjithë neve duhet të jetë që sa më pak të ketë dallime në jetën tonë të përditshme, ngase para së gjithash jemi njerëz, të gjithë e duamë jetën, të gjithë e duamë shtetin tonë dhe të gjithë dëshirojmë me jetua, me ecë, e me fol të lirë dhe me punua të lirë” ka thënë Kryetari Surdulli, duke apeluar që sa më shumë të kontribuojnë për këto qëllime të mira, ngase çdo punë e mirë është në interes të të gjithë qytetarëve.

Uji Dea

Drejtori regjional i OSBE-së, Ulrich Biffar, thotë se shumica prej jush do të jenë një gjeneratë e ardhshme e liderëve dhe pa e kuptuar mirë qasjen ndëretnike, me siguri se nuk do të ketë një të ardhme të mirë. Ju uroj një shkëmbim informatash reciproke mes jush.

Përfaqësuesi i KFOR-it, Gorden, falënderoj për ftesën. Është kënaqësi që shoh se janë mbledhur këta të rinj së bashku të katër komunave.

Bujar Haziri, i cili ishte në cilësinë e trajnerit thotë se gjithmonë kemi nevojë të komunikojmë në mënyrë paqësore, në mënyrë të favorshme, t`i zgjedhim konfliktet tona me teknikat tona më të mira. Haziri, gjatë këtij trajnimi ndau në grupe nxënësit ku ata patën rastin që të komunikojnë mes veti të prezantojnë njëri-tjetrin.

Nxënësit e pranishëm, thonë se u ndien shumë mirë që komunikuan me njëri- tjetrin dhe shkëmbyen informata mese vete, po ashtu disa nga dëshirat e tyre ishin që të ndjehen të barabartë, të respektojnë njëri- tjetrin, të mësojnë në një shkollë të përbashkët dhe të punojnë në të mirë të të gjithëve.

Nxënësit e pranishëm, thonë se u ndien shumë mirë që komunikuan me njëri- tjetrin dhe shkëmbyen informata mese vete, po ashtu disa nga dëshirat e tyre ishin që të ndjehen të barabartë, të respektojnë njëri- tjetrin, të mësojnë në një shkollë të përbashkët dhe të punojnë në të mirë të të gjithëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.