Eko Higjiena

Surdulli mbron vendimet komunale para AKP – së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka njoftuar përfaqësuesit e AKP- së se Kuvendi ka marrë vendim vitin e kaluar për lejimin e ndërrimit të destinacionit nga toka bujqësore- serën ( bahçen), e qelqit në tokë ndërtimore për ndërtimin e infrastrukturës për banim, objekte afariste dhe objekte me interes të përgjithshëm.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, të martën ka pritur kapitenin Brayant, udhëheqës i njësisë së KFOR-it LMT- 1, në Kamenicë me bashkëpunëtorë, si dhe Zeqirja Morinën, Menaxher i zyrës Rajonale në ( AKP) Gjilan.

Gjatë këtij takimi u diskutua për seren ( bahçen), e cila gjendet afër objektit të komunës.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka njoftuar të pranishmit se kuvendi ka marrë vendim vitin e kaluar për lejimin e ndërrimit të destinacionit nga toka bujqësore- serën ( bahçen), e qelqit në tokë ndërtimore për ndërtimin e infrastrukturës për banim, objekte afariste dhe objekte me interes të përgjithshëm.

Hidromorava

Ai tha se me vendimin që është marrë në kuvend, ne kemi njoftuar edhe zyrën regjionale të AKP-së, mandej kemi bërë një shkresë që kërkojmë nga AKP-ja që me bordin e kooperativës bujqësore që të bëjnë zgjedhje lidhur me konstruksionin.

Ndërkaq, Zeqirja Morina, Menaxher i zyrës Rajonale në ( AKP), Gjilan, ka thënë se është e vërtet që kemi pranuar njoftimin prej komunës së Kamenicës, lidhur me rialokimin e mbetjeve- konstruksioneve metalike dhe duke marrë parasysh interesin e komunës, por edhe obligimin ligjorë që kemi si agjension, ne kemi iniciuar një padi për vërtetim pronësie në gjykatën themelore në Kamenicë.

“Duke marrë parasysh që prej viteve të 80-ta, që ndërmarrja ish “Kriva Reka”, tani “Agroprodukt “ ka qenë në posedim faktik e drejta pronësore ka qenë e komunës dhe bazuar në këto ne kemi bërë padi në gjykatën kompetente dhe jemi në pritje të shqyrtimit apo vendimit lidhur me padinë tonë” ka thënë Morina./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.