Fundamenti

Surdulli: “Lloçi”, “vadat” dhe rrugët e nxira të Lutfi Hazirit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Është mandati i dytë i qeverisjes së LDK-së me Lutfi Hazirin në krye të Gjilanit, me retorikë të njëjtë, me fjalë e kopalla të mëdha, e me punët viran. Edhe ato pak projekte që po realizohen, shumica syresh të qeverisjes së kaluar të PDK-së, të pakta janë nga to, për të mos thënë asnjë, që mund të marrin notë kaluese edhe për nga cilësia ka thënë Shefik Surdulli.

Në të gjitha segmentet e qeverisjes pothuajse është e njëjta stërkeqje.
Sllogani “Punët e hajrit”, që tashmë është shndërruar edhe në batutë nga gjilanasit, në asnjë mënyre nuk përkon me realitetin e krijuar tash e pesë vite nga pushteti i Lutfi Hazirit. Marifetin e këtij sllogani, qytetari i Gjilanit, pa hyrë më thellë në shërbimet e administratës komunale, e sheh kudo kah shkelë këmba e tij e kah i sheh syri: nëpër rrugët e asfaltuara; në shkolla; sokaqeve e rrugicave të lagjeve periferike, po edhe në qytet, e kah jo!

Nuk ka rrugë të asfaltuar që e ka zënë mot-moti pa u plasaritur, madje shumë syresh s’e kanë pritur as muajin.

Para tri ditësh kalova nëpër rrugën e asfaltuar të Kosaqës, të cilën para dy muajsh pushteti e promovoi me pompozitet, e që përgjatë një pjesë të madhe të saj, ishte plasaritur dhe shkapërderdhur.

Uji Dea

Poashtu vitin e kaluar, siç e kam paraqitur edhe më parë, asfaltimin e rrugicave të fshatit Verbicë, nuk e kishte zënë as muaji pa të qara ku edhe dora mund të hynte shlirë, pothuajse në 50% të trupit të saj, të cilën pastaj përgjegjësit janë munduar ta maskojnë me katran.

Ditë më parë, një qytetar i lagjës “Porodin” në afërsi të lagjes “Dheu i Bardhë “, lagje kjo me mungesë të tërë infrastrukturës së nevojshme për jetë normale, publikoi në rrjetet sociale rrugën e degraduar nga punimet e kryera të ujësjellësit, që qytetarët pastaj janë detyruar të kalojnë nëpër livadhe, si rrugë alternative.

Ndërkaq, për tu tmerruar edhe më tepër për nivelin e lartë të papërgjegjësisë së qeverisjes komunale, është rasti i djeshëm i publikimit në media i rënies së plafonit në shkollën fillore të fshatit Uglarë, pak ditë pas përfundimit të punimeve, që fatmirësisht nxënësit kanë shpëtuar pa lëndime fizike, ndërsa jo pa trauma.

“Lloçin” e “vadat”, Lutfi Haziri nuk po i heq por vetëm po i maskon ato. Rrugët veç po i nxinë me asfalt, sa për t’marrë duartrokitje e lavde deri n’qiell, nga nevojlitë e shkretë, me taksën e të cilëve kryetari Haziri po abuzon.
Çfarë të themi tjetër, veçse qysh pe shihni edhe vet ka ironizuar Shefik Surdulli këshilltar komunal nga PDK./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.