Fundamenti

Surdulli: LDK punon për të mirën e gjithë qytetarëve pa dallim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të enjten Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur fushatën e saj parazgjedhore, në prani të qindra qytetarëve të saj. Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, është parti e vlerave, ka punuar dhe punon për interesa të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Surdulli tha se gjatë mandatit të ardhshëm edhe më tutje do të punojmë për dhënien e bursave për studentë, subvencione për bujqësi, për sportistët, do ta vazhdojmë punën në infrastrukturë rrugore si dhe projekte të tjera.

Ai tha se nga shumë qytetarë dhe ndërkombëtarë ka pasur lëvdata për punën që është bërë në Komunën e Kamenicës. “Ne kemi punuar me një buxhet shumë të vogël, por falë edhe ndihmës së ndërkombëtarëve kemi arritur që të rregullojmë shtratin e Lumit “ Kriva Reka” dhe stazat, ulëset, ndriçimi, etj. po ashtu, edhe rregullimi i Përroit të Rubocit, fasadimin e ndërtesave dhe projekte të tjera kapitale”.

Nënkryetari i LDK-së, Sabri Morina, thotë se sikur mos të kishte bllokada nga niveli qendror me qeverisjen e Kryetarit Surdulli, qyteti do të shkëlqente edhe më shumë!

UBT

“LDK punon për ju, bashkë me ju dhe për të mirën tuaj. LDK, trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë” ka thënë Morina.

Ruzhdi Qehaja, kryetar i Nëndegës së LDK-së, në Lagjen “ Qendra”, njëherazi kandidat për asamble komunale ka thënë se, LDK është për popullin dhe punon për popullin.

“LDK edhe në Kamenicë, ka përparësi të mëdha, ngase po udhëhiqet nga kryetari më i suksesshëm i gjertanishëm dhe nga një kryetar i dëshmuar tashmë 11 vjet. “Kryetari Surdulli me një buxhet të vogël arriti të realizojë shumë projekte si në qytet ashtu edhe në gjithë Komunën e Kamenicës” ka thënë Qehaja thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/