Eko Higjiena

Surdulli: LDK nuk e ka problem fitoren në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kreu i LDK-së në Kamenicë Shaip Surdulli njëherit dhe kandidatë për kryetar komune tha për rajonipress se ky subjekt politikë tashmë e ka aprovuar listën prej 30 kandidatëve për këshilltarë komunal që do të mbahen në nëntor të këtij viti. Surdulli tha se LDK-ja hynë e përgatitur dhe e konsoliduar sepse ka kandiduar njerëz profesionist, ekspert, të rinj të dëshmuar dhe femra me perspektivë.

Dega e LDK-së në Kamenicë në takimin e saj të fundit ka aprovuar listën e kandidatëve për këshilltarë komunal që do të garojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryetar komune Shaip Surdulli tha për rajonipress se me këtë skuadër që ka nuk pret telashe që t`i fitojë sërish zgjedhjet.”Kandidatët e propozuar janë të gjithë të mirë, kanë përvojë, janë autoritativë , profesionist e të dëshmuar. Në këtë listë ka edhe femra , të rinj të dëshmuar dhe mbi të gjitha ka njerëz që janë të lidhur ngushtë me interesat e qytetarëve”.

Surdulli tha se në listën e LDK-së ka edhe kandidatë nga fshatrat kurse kandidaturat dhe propozimet kanë qenë transparente.

Uji Dea

Surdulli tha se tani LDK-së i mbetet që të harmonizojë programin e saj për zgjedhjet e nëntorit. “Ne tani kemi angazhuar grupet e ekspertëve për të hartuar një program të dobishëm dhe praktikë për qytetarin e Kamenicës. Besojë që qytetari i Kamenicës ka shumë arsyeje për ta votuar LDK sepse kemi arritur vërtet të jemi në shërbim të tyre. Kemi realizuar shumë projekte, kemi punuar mirë dhe kemi bashkëbiseduar me ta duke marrë të gjitha propozimet për investimet vijuese” tha Surdulli.

Surdulli tha se me fitoren e LDK-së për të cilën s`kam asnjë dilemë, Kamenicës i hapen edhe shumë rrugë e investime në fusha të caktuara. “Fakti që kemi punuar mirë , me ndërgjegje dhe përkushtim për qytetarin tonë na bëjnë të besueshëm dhe të sigurt në fitoren tonë të radhës” tha Surdulli.

Ndryshe lista e kandidateve të LDK-së për delegatë të Kuvendit Komunal për zgjedhjet e 3 nëntorit 2013 e aprovuar këtë fundjavë ka këtë përbërje: Jeton Biqkaj, Fahrije Kryeziu, Besnik Rrudhani , Rexhep Morina , Minivere Maka , Ramiz Keka , Ismail Sopi , Besa Krasniqi, Irfan Dërmaku , Ruzhdi Qehaja , Sabile Kastrati , Gani Sadiku , Sejdi Kurteshi , Edita Rexhepaj , Asllan Dërmaku , Milit Thaqi , Dafina Isufi , Naim Morina , Rexhep Leci , Zyrije Bunjaku , Meriton Krivaqa , Alban Mehmeti , Shahadije Basha , Ruzhdi Kastrati , Shefqet Selmani , Abetare Agaj , Tasim Rexha , Avdyl Ahmeti , Besiana Kryeziu , Afrim Maliqi ./rajonipress/

Mund të ju interesoj: