Surdulli: LDK ka përparësi në balotazh

Gjilan – Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli tha për rajonipress se ditëve të fundit ka marrë përkrahje nga shumë grupe të qytetarëve, sportist, aktor, intelektual, OJQ, shoqëri e ansamble dhe shumë qytetarë të lagjeve të organizuara.
Shaip Surdulli nuk ka frikë nga balotazhi me kundër kandidatin e PDK-së Begzad Sinanin. Edhe pse nuk ka hyrë në koalicione të mëdha ai thotë se qytetarët e Kamenicës dhe shumë grupe të ndryshme të qytetarëve po e përkrahin për të fituar në balotazh.”LDK-ja dhe unë si kandidat kemi përparësi në balotazh dhe kjo ka ndikuar që të mobilizohemi të gjithë qytetarët dhe aktivistët e LDK-së për ta forcuar edhe më shumë fitoren e 1 dhjetorit”
Surdulli tha për rajonipress se ditëve të fundit ka marrë mbështetje e përkrahje nga grupe të qytetarëve, sportist, intelektual, aktor, OJQ, shoqëri e ansamble dhe shumë qytetarë të cilët në mënyrë të organizuar vijnë nga lagjet e qytetit.
Surdulli tha se tashmë ka takuar këto grupe dhe ka marrë mbështetje të madhe prej tyre.”Unë mendoj se qytetarët e Kamenicës dinë ta vlerësojnë punën e mirë që e kemi bërë për këto vite. Treguesi më mirë i punës sonë është realizimi i shumë projekteve kapitale, edhe pse kishim gjetur borxhe të trashëguara nga Begzad Sinani. Megjith këto telashe financiare arritëm që Kamenicën ta bëjmë një vend atraktiv për bizneset, një komunë ku ka klimë e siguri dhe një qytet ku çmohet e vlerësohet jeta e dinjitetshme” tha Surdulli.
Ai është i bindur se qytetarët e Kamenicës do të dinë të votojnë punën progresive dhe do të dinë të ndëshkojnë ata që e kishin pushtetin për një kohë , por e kishin keqpërdorur votën e tyre dhe buxhetin e taksapaguesve kamenicas./rajonipress/