Surdulli: LDK-ja në Kamenicë do të jetë fituese e 3 nëntorit

Gjilan – Shaip Surdulli, foli me shumë vetëbesim se LDK-ja do të jetë, fituese, sepse i ka të gjitha vlerat si në aspektin e punës dhe atë njerëzor. Rezultatet e punës sonë të mirë e të suksesshme mund t’i shihni gjithkund. Njëra prej arsyeve kryesore që nisma e fushatës është mu në Karaçevë të Epërme se është zonë kufitare, prandaj do të kërkojmë nga niveli qendror që Karaçevës dhe lokaliteteve për rreth zonës kufitare t’i jepet status i veçantë.
Karaçeva e Epërme, sot ishte e stolisur gjithkund e me simbole dhe posterë të LDK-së, sidomos të kryetarit aktual të komunës! Sheshi “Ramadan Kastrati” , ishte i ngushtë për numrin aq të madh të anëtarëve dhe të simpatizantëve të LDK-së.
Zëri i daulleve dhe zurlave jehonte përtej, vendit ku entuziazmi i të pranishmëve dukej në fytyrat e tyre të hareshme! Pos veprimtarëve të pranishëm, tubimit i dha vlerë edhe prania e deputetit të Republikës së Kosovës, Haki Demollit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë.
Në fjalën e tij Shaip Surdulli, foli me shumë vetëbesim se LDK-ja do të jetë, fituese, sepse i ka të gjitha vlerat si në aspektin e punës dhe atë njerëzor.”Rezultatet e punës sonë të mirë e të suksesshme mund t’i shihni gjithkund. Njëra prej arsyeve kryesore që nisma e fushatës është mu në Karaçevë të Epërme se është zonë kufitare, prandaj do të kërkojmë nga niveli qendror që Karaçevës dhe lokaliteteve për rreth zonës kufitare t’i jepet status i veçantë” ka thënë Surdulli.
Surdulli ka shtuar se karaçevasve i premtoi se ato pak projekte që kanë mbetur për fshatin e tyre do t’i realizojë. Në fund të pranishmëve i apeloi që të punojmë të gjithë pa u ndalë, për një fitore më të thellë pa balotazh, e cila do të na mundësonte në një qeverisje më të lehtë.
Edhe deputeti Haki Demolli theksoi shumë arsye që duhet të votohet LDK-ja dhe kandidati i saj, duke arsyetuar edhe moton që e ka LDK-ja “Sot komuna, nesër Kosova”!
Duke i bërë kritika Qeverisë së Kosovës, duke ia përmendur krimin e sidomos diskriminimin që po e bën ndaj Anamoravës ai mori shembull ndarjen e buxhetit, ku komuna e Skënderajt ka tri herë më shumë buxhet se komuna e Kamenicës.
Me bindje të thellë, kryetari i nëndegës së LDK-së theksoi fitoren e sigurt të Surdullit dhe të LDK-së, si parti duke e lidhur me numrin e saj 78 me një rezultat 78% të LDK- së.
Kandidatët për këshilltarë komunal Sabile Kastrati dhe Ruzhdi Kastrati, premtuan se do të jenë zëri i tyre (i bashkëfshatarëve) dhe i interesave të qytetarëve në përgjithësi.
Në fund u bë prezantimi i 29 kandidatëve për këshilltarë komunal thuhet në njoftimin e LDK-së në Kamenicë./rajonipres/