FITORJA

Surdulli: LDK-ja do të fitojë e sigurt

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Sot jam bindur se LDK-ja do të fitojë me siguri, me sytë e mi e pashë kthesën e madhe në Kacanik, ishte një tubim shumë masiv dhe i paparë asnjëherë në ketë qytet, i cili deri tash ishte bastion i PDK-së. Të mos flas për tubimin tejet madhështor në Ferizaj, i cili e mbushi tërë stadiumin e qytetit. Pra, jam shumë i bindur se edhe në Kamenicë do të jetë fitorja e jonë, sepse qytetarët e komunës sonë tash po e vërejnë gabimin për votën e tyre në zgjedhjet e vitit të kaluar, ku jemi dëshmitar se për 7 muaj ky pushtet komunal nuk ka bërë asgjë ka thënë Shaip Surdulli.

Dega e LDK-së në Kamenicë ka realizuar edhe tri tubime shumë të rëndësishme, në Koretin, Topanicë dhe në Petroc. Vendet ku u mbajtën tubimet, u stolisen me postere e pano, të Ibrahim Rugovës, të liderit aktual te LDK-së akademik Isa Mustafës, të kandidatit të degës për deputet Shaip Surdulli, dhe të dy kandidatëve me rrënjë nga komuna jonë, Haki Demolli dhe të luftëtarit të lirisë Hazir Borovcit.

Pas intonimit te himnit madhështor,” Kur ka ra kushtrimi ne Kosove” të ideuar nga i pavdekshmi Presidenti Historik Ibrahim Rugova, brohoritma shpërthyese Rugova-Rugova, Isa-Isa, Shaip Surdulli, Haki Demolli dhe Hazir Borovci, shprehen fuqishëm të frymëzuar nga folësit, të cilat me një ndjeshmëri të rralle arrinin të ndikonin në krijimin e situatave ekzaltuese.

Kryetari Surdulli, sot përkujtoi atmosferën shumë të favorshme për LDK-në anë kënd Kosovës. Mes tjerash theksoi se definitivisht sot jam bindur se LDK-ja do të fitojë me siguri, me sytë e mi e pashë kthesën e madhe në Kacanik, ishte një tubim shumë masiv dhe i paparë asnjëherë në ketë qytet, i cili deri tash ishte bastion i PDK-së. “Të mos flas për tubimin tejet madhështor në Ferizaj, i cili e mbushi tërë stadiumin e qytetit. Pra, jam shumë i bindur se edhe në Kamenicë do të jetë fitorja e jonë, sepse qytetarët e komunës sonë tash po e vërejnë gabimin për votën e tyre në zgjedhjet e vitit të kaluar, ku jemi dëshmitar se për 7 muaj ky pushtet komunal nuk ka bërë asgjë”.

Lidhur me vizionin politik dhe qendrestar të LDK-se, Surdulli mori këtë shembull:”Përparësi e LDK-së dhe liderit të saj është se ne jemi racional, ku merita për mos vazhdimin e vendeve të rezervuara për pakicat, është meritë vetëm e LDK-së. Gjithashtu LDK-ja e ka programin më të mirë, sepse në të kanë punuar ekspertët e fushave të caktuar për tri vjet”.

ARKATANA

Kandidati Hazir Boroci me një qasje shumë emocionuese e lëshoi një zë grishës, duke thënë se në këto çaste kaq të rëndësisme, të këtij udhëkryqi ku LDK-ja ka bërë disa gabime duke i lënë anash veprimtarët e saj më të devotshëm, ajo ju fton që të afroheni dhe ta jepni kontributin tuaj për heqjen e kësaj qeverie të keqe e të korruptuar! Jipne kontributin tuaj, sepse LDK- ja i ka kandidatët më të mirë, pa dosje dhe me duar të pastra. Ua them me përgjegjësi të plotë, se ajo do të qeverisë për ju edhe me ju, pra, do të jetë gjithmonë në shërbimin tuaj”.

Ndërkaq kandidati, Haki Demolli theksoi se sot është koha për ta përmbysur këtë regjim totalitar me votën tuaj, për atë këtij regjimi ku kryeministri në largim është sjellur si sundimtar. “Derisa LDK-ja është institucionaliste, PDK-ja është dëshmuar se është parti regjionaliste, ku ndaj Anamoravës është sjellur si njerkë duke mos investuar asgjë”.

Ai këtë e argumentoi me shembullin konkret ku tha se si profesor universiteti që jam të martave mbaj mësim në Gjilan, ku rruga nga Prishtina për Gjilan është e ish kohës shtetit jugosllav, ndërsa kur shkoj të premteve në Pejë, sapo të dal nga Prishtina në atë drejtim rrugët vijnë duke u zgjeruar, gjatë rrugës shoh edhe ndërtime me interes zhvillimor ekonomik”.

Jo vetëm folësit dhe pretendentët për Kuvendin e Republikës së Kosovës, për çdo ditë venerohet ngritja e besimit në fitore për këto zgjedhje nacionale thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.