Surdulli : LDK-ja çdo ditë po rritet e po forcohet

Gjilan – Kreu i LDK-së në Kamenicë , Shaip Surdulli tha për rajonipress se themelimi i nëndegëve nëpër fshatra të mëdha tregon interesimin e qytetarëve për tu bërë pjesë e LDK-së dhe dëshmon edhe një fakt tjetër se LDK do ta marrë primatin edhe në fshatra, që tregon se jemi të gatshëm për të fituar sërish zgjedhjet lokale tha Surdulli.
LDK në Kamenicë pos shtrirjes së saj që ka bërë në të gjithë Kamenicën , ajo së fundit është orientuar edhe nëpër fshatra të mëdha. Ky subjekt politik tashmë për herë të parë e ka themeluar edhe nëndegën e saj në fshatin Dajkoc.
Shaip Surdulli kryetar i LDK-së në Kamenicë tha për rajonipress se themelimi i nëndegëve nëpër fshatra të mëdha tregon interesimin e qytetarëve për tu bërë pjesë e LDK-së dhe dëshmon edhe një fakt tjetër se LDK do ta marrë primatin edhe në fshatra, që tregon se jemi të gatshëm për të fituar sërish zgjedhjet lokale tha Surdulli.
“Ne jemi të lumtur që qytetarët po shprehin interesimin e tyre për tu bërë aktivist të LDK-së e cila asnjëherë nuk i ka anashkaluar kërkesat e fshatrave, përkundrazi atyre u ka dhënë prioritet dhe me mundësit buxhetore ka përkrahur mirëqenien e tyre sociale dhe infrastrukturore” tha Surdulli.
Surdulli tha se fshati Dajkoc ka funksionuar në kuadër të nëndegës së LDK-së në Muqivërc, kurse tani pas 23 vitesh ajo bëhet nëndegë në vete. “Ky interesim është një tregues i qartë se LDK – ja në Kamenicë është në rritje dhe gjithnjë po forcohet”.
Ndryshe kryetar i nëndegës në Dajkoc është zgjedhur Faton Krasniqi, nënkryetar Arbnor Krasniqi dhe sekretar Veton Skoverqani, si dhe kryesia prej 9 anëtarësh.
Në këtë kuvend zgjedhor morën pjese mbi 47 anëtar të kësaj nëndege./rajonipress/