RCCOLA

Surdulli: Kuvendi Komunal i Gjilanit vazhdon me shkelje serike të ligjit të APL

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Edhe sot, me rastin e konstituimit të Komitetit për Komunitete, Kuvendi Komunal (me vetëdije) shkel dispozitat ligjore të Ligjit për Administrim të Pushtetit Lokal, lidhur me komitetet si trupa ndihmës profesional të Kuvendit të Komunës.

Pra, neni 53.1 i këtij ligji, për Komitetin për Komunitete, decidivisht e përcakton përbërjen e këtij komiteti: “Komiteti për komunitete përfshinë në radhët e veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës”.

Përkundër kërkesës sime insistuese që të mos konstituohet ky komitet përderisa nuk plotësohet kjo dispozitë ligjore, përfaqësuesit e Kuvendit si dhe (fatkeqësisht) shumica e anëtarëve të këtij komiteti, përcaktohen për shkelje, duke e konstituuar jashtëligjshëm Komitetin për komunitete.

Në anën tjetër, kemi veprimin paradoksal të zyrtarëve të KK-së, përmes së cilit, anëtarja e komitetit, përfaqësuese e LVV-së, përjashtohet nga vendimmarrja (nga e drejta e votimit!) ngase nuk na qenkash anëtarë e KK-së!

Mobi Casa

Duke qenë në dijeni për shkeljen ligjore dhe për t’i ikur përgjegjësisë së drejtpërdrejt, kryesuesja e KK-së, znj. Shpresa Kurteshi – Emini, ndonëse (qëllimisht!) vie me vonesë në seancë, ajo nuk e kryeson seancën konstituive të Komitetit (seancën e udhëhoqi deri në zgjedhjen e kryesuesit, përgjegjësi i Njësisë së Kuvendit, z. Sadri Arifi), gjë që edhe me këtë rast, ajo sot ka bërë shkelje të ligjit të APL-së, të Ministrisë së Pushtetit Lokal, lidhur me mënyrën e konstituimit të komiteteve profesionale të KK-së, duke mos e drejtuar këtë seancë.

Prandaj, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka përgjegjësi ligjore të reagoj dhe të mos lejoj shkelje të tilla të pushtetit lokal të Gjilanit.

Ndërkaq, qytetarët tanë duhet të kenë vëmendjen se si pushtetarët aktual manipulojnë me besimin e tyre ka thënë Shefik Surdulli, këshilltar komunal nga PDK dhe
anëtar i Komitetit për Komunitete./rajonipress/